Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja e Izraelit e vlerëson punën e ITSHKSH për hulumtimin e holokaustit

 

Ambasadorja e Izraelit në Belgjikë dhe Luksemburg, Simone Frankel, e vizitoi të mërkuren Institutin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare (ITSHKSH) në Shkup, ku u mirëprit nga drejtori i institutit, Prof. dr. Skender Asani.

Dr Asani e njoftoi ambasadoren Frankel me aktivitetet e deritanishme tëinstitutit dhe me ato që do të pasojnë.

Ambasadorja e Izraelit shprehu kënaqësi dhe urime të përzemërta për punën, për arsye se ITSHKSH-ja tashmë ka identitetin dhe profilin e tij, duke përfshirë edhe punën e Departamentit për edukimin dhe hululmtimin e Holokaustit, në kuadër të të cilit tashmë është formuar një strategji e përpunuar mbi  Holokaustin.

Sipas dr. Asanit, pjesë e kësaj strategjie janë botimet, konferencat shkencore, dokumentarët dhe vizitat studimore në Izrael, ku së fundmi janë fituar përvoja të rëndësishme se si t’i qasemi kësaj teme, gjegjësisht mbi gjenocidin ndaj popullit hebre, i cili mund të shërbejë si shembull për të gjithë ata që kanë përjetuar gjenocid në lëkurën e tyre.

Si rezultat, tha drejtori Asani,  ITSHKSH-ja është dëshmuar si lider në rajon me nxjerrjen në dritë të disa botimeve, duke filluar nga Doracaku katër gjuhësh mbi edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit që i është dedikuar mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme, pastaj librin “Legjislacioni bazik i Mbretërisë bullgare mbi çështjen hebreje” dhe disa publikime me kujtime dhe kronika të gjalla që si protagonistët kanë qenë të mbijetuarit e golgotës fashiste, dhe mënyrën sesi arritën të largohen nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Sa i përket planeve në të ardhmen, Dr. Asani e informoi ambasadoren izraelite me disa projekte dhe ngjarje që do të jenë vazhdimësi e rrugës që ITSHKSH-ja ka ndjekur deri më tani. Ndër të tjera, ai përmendi edhe monografinë “Të drejtët nga Maqedonia e Veriut”, të cilën, me rastin e 79 vjetorit  nga deportimi i hebrenjve të Maqedonisë së Veriut, do ta botojë Departamenti për edukimin dhe hululmtimin e Holokasutit, me autore Maja Susha, njëkohësisht edhe përgjegjëse e këtij Departamenti. Me këtë rast drejtori Asani e ftoi ambasadoren e Izraelit që të marrë pjesë në promovimin e këtij libri që do të mbahet më datë 14 mars.

Please follow and like us: