Albspirit

Media/News/Publishing

Harry Bajraktari: Koha për të zgjedhur një shqiptaro-amerikan në Kongres

Djali i emigrantëve shqiptarë po kandidon në zonën që dikur përfaqësohej nga kongresisti Engel – fitorja e tij do të kishte një vlerë të madhe simbolike.

Njoftimi nga Vedat Gashi se po kandidon për Kongresin Amerikan është një lajm i bukur për komunitetin tonë.

Gjithmonë kemi dashur të shohim një brez të ri shqiptaro-amerikanësh që kandidon në politikë dhe përfaqëson zonat ku jeton komuniteti ynë.

Vedati sjell me vete një histori të bukur të djalit të emigrantëve që rritet dhe bëhet një udhëheqës duke realizuar versionin e tij të Ëndrrës Amerikane.

Historia e tij ka rëndësi sidomos për komunitetin tonë. Shumë nga ne mërguam nga trojet shqiptare, të shtyrë nga shtypja dhe vuajtjet. Në këtë vend gjetëm një atdhe të dytë. Gjetëm liri dhe demokraci. Amerika na frymëzoi që të punonim shumë, të bëheshim qytetarë të mirë dhe patriotë. Na frymëzoi që suksesin e arritur ta shfrytëzonim për të ndihmuar atdheun e të parëve. Vedati i ka bërë të gjitha këto. Kur mbaroi studimet, ai u kthye për të ndihmuar Kosovën e pasluftës që të ndërtojë institucionet e demokracisë së re dhe reformën e drejtësisë.

Në SHBA, ai ngriti biznesin e tij ligjor dhe kandidoi dy herë me sukses në politikë. Ka bërë punë shumë të mirë duke u shquar në Bordin e Ligjvënësve të Uestçesterit (Westchester). Ai ka shumë potencial dhe do të bëhet një përfaqësues shumë i mirë në Kongresin Amerikan të distriktin e 16 të sapondryshuar, që tani përfshin edhe qytetin e Vedatit, Jorktaunin (Yorktown).

Kam pasur kënaqësinë ta njoh personalisht Vedatin. E mbaj mend qysh fëmijë dhe e kam parë të rritet e të bëhet një avokat i zoti, veprimtar i komunitetit dhe përfaqësues i zgjedhur. Kam besim se do të na nderojë edhe në Kongresin Amerikan.

Ka vlerë të madhe simbolike, që po kandidon në distriktin që dikur përfaqësohej nga miku im i mirë, Eliot Engel për 32 vjet me radhë.

Engel hyri në histori duke shërbyer si Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Kongresit. Ai themeloi dhe bashkëdrejtoi Çështjen Shqiptare në Kongresin Amerikan. Engel e ka mbështetur me pasion çështjen e Kosovës, por ka ndihmuar shqiptarët kudo, që jetojnë në luftën e tyre për liri dhe demokraci. Kam punuar me të për më shumë se tre dekada dhe jam krenar për atë bashkëpunim.

Vedat Gashi do të vazhdojë në rrugën e Eliot Engelit me të njëjtën vendosmëri dhe krenari.

Ai është një kandidat shumë i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit e distriktit të tij. Është bir i Jorktaunit dhe Uestçesterit, një njujorkez i vërtet dhe amerikan krenar. Ai është një demokrat që tërheq njerëzit e të gjitha shtresave dhe që do të shërbejë me ndershmëri dhe dinjitet. I bëj thirrje të gjithëve që t’i japim të gjithë ndihmën dhe mbështetjen që ka nevojë në këtë betejë historike.

————————-

Vedat Gashi’s announcement that he will be running for US Congress is great news for our community.

We have always wanted to see a generation of young Albanian-Americans run for public office and represent areas in which our community lives.

Vedat brings with him the beautiful story of an immigrants’ son who grows up to become a leader and fulfills his version of the American Dream.

His story matters particularly to our community. Like him, many of us, immigrated here from Kosova, and other Albanian lands where we left behind oppression and hardship. In this country we found a second home. We found freedom and democracy. It inspired us to work hard and become good citizens, and American patriots. It also inspired us to go back and help the country we left behind. Vedat has done it all. After graduating from college, he went back to help with Kosova’s legal reform and building the institutions of the new democracy.

In the United States, he built his own legal business and ran twice successfully for office. He worked hard and distinguished himself in Westchester’s Board of Legislators. He has great potential and would be a great representative in US Congress for the new district 16th which now encompasses also his hometown, Yorktown.

I have had the pleasure to know Vedat in person. I have seen him grow from a young man to becoming a successful lawyer, community activist, and public servant.

Coincidentally, this is the district that my good friend, Eliot Engel represented in US Congress for 32 years. Engel made history by serving as Chairman of the House Foreign Affairs Committee. He founded and co-chaired the Albanian Issues Caucus. Engel supported the cause of Kosova with great passion, but he helped Albanians in their fight for freedom and democracy everywhere in the Balkans. I worked with him for more than three decades and I am proud of that work.

Vedat Gashi will continue Eliot Engel’s work with the same determination and pride.

He is a great candidate, not just for the Albanian community, but for everyone in his district. He is a Yorktown and Westchester son, a true New Yorker and a proud American. He is a Democrat with great appeal to voters from all walks of life and will serve with honesty and dignity.

Let’s give him the support he needs in this historic challenge.

Harry Bajraktari is founder and publisher of Illyria newspaper (1991-1998), an Albanian-American community leader, philanthropist and recipient of many awards, including the Honor of the Nation Order by the President of Albania, Kosova’s Presidential Medal for Merits & the White House Presidential Call to Service Award.

———————–

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Please follow and like us: