Sadik Bejko: PËRKULEN GJETHET
PËRKULEN GJETHET
Xh.
Përkulen gjethet, fryn pakëz erë,
Mbi këto mbrëmje fushe –
qilima të nderë.
Si një llohë e madhe muzgu anembanë,
Ne të dy duhemi… dhe fusha Thumanë.
Shtegu i misërishteve, shtegu i grunjoreve
Thumana si nënë të marrka për dore.
Misërishtat e njoma, grunjoret e arta
Si një lëmsh i mbledhur, ditëve të gjata
Rëndojnë në gji.
Në gji na rëndoka Thumana verore,
Puthemi mbi sanë, kapemi për dore.
Një ditë do ikim… bari i përmbyt rrugët,
Këtu ku u puthëm… mbijnë lulekuqet.
Ikim, marrim dhenë… mjegull
…ja, tej… mbi Thumanë
Ku aq duhemi, aq puthemi, si s’lodhemi vallë?
1966.
Please follow and like us: