Albspirit

Media/News/Publishing

Arabia Saudite ekzekuton 81 persona në një ditë

Arabia Saudite thotë se ka ekzekutuar 81 burra të shtunën – më shumë se sa numri i të gjithë të ekzekutuarve vitin e fundit raporton “Reuters”.

Mes tyre gjendeshin 7 persona nga Jemeni dhe një nga Siria. Të gjithë të ekzekutuarit ishin dënuar për krime të rënda përfshirë terrorizëm, raporton agjencia shtetërore SPA.

Disa ishin të dënuar si pjesë e ISIS, al-Qaeda dhe grupit rebel nga Jemeni, Houthi. Sipas SPA, të dënuarit janë gjykuar nga një juri me 13 gjyqtarë si dhe kanë kaluar të tre fazat e sistemit të drejtësisë.

Arabia Saudite është një nga vendet me normën më të lartë të ekzekutimeve në botë – e 5 në listën e Amnesty International, pas Kinës, Iranit, Egjiptit dhe Irakut.

Please follow and like us: