Albspirit

Media/News/Publishing

Putin nis arrestimet edhe për gazetarët që raportonin

Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës në Rusi. Aktualisht, sipas një artikulli të publikuar tek BBC janë mbi 200 të arrestuar, por shifra reale mbetet e paqartë. Njoftohet se së fundmi janë arrestuar edhe të paktën 13 gazetarë gjatë protestave kundër luftës në Shën Petersburg. “Ata nuk shpjeguan arsyen e ndalimit”, shkroi gazetari Andrey Okun. Ai tha se gazetarët e arrestuar kishin veshur të gjithë jelekë identifikues dhe mbanin kartat e tyre: “Por kjo nuk është me interes për askënd, qëllimi është të sigurohemi që askush të mos mbulojë asgjë”. Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje njerëzve, tashme disa herë, që të mbajnë qëndrim kundër presidentit Putin dhe pushtimit të Ukrainës

Please follow and like us: