Sistemohet familja e parë ukrainase në Shqipëri
Ka mbërritur në Shqipëri dhe është strehuar në Tiranë familja e parë ukrainase. Bëhet fjalë për një familje me katër anëatrë, burrë, grua e dy fëmijët e tyre tashmë i kanë ikur luftës së tmerrshme që Rusia po zhvillon në Ukrainë. Ndërkohë që këtë lajm e ka bërë me dije Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit shkruan se ukrainasit tashmë ndodhen në një fermë në Laknas ku nuk u ka munguar mikpritja. “Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë!”- shkruan ndër të tjera Spiropali.
Please follow and like us: