Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet baza ushtarake në Lviv, 20 të vrarë dhe 57 të plagosur

Një bazë ushtarake ukrainase është sulmuar në mëngjes herët të dielës nga pala ruse në qytetin perëndimor Lviv në Ukrainë. Sulmi me raketë ka vrarë 20 persona bëjnë të ditur mediat e huaja. Lajmi u konfirmua nga Guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Lvivit, Maksym Kozytsky, bën të ditur AFP, i cili se nëntë persona ishin vrarë në sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë me 57 të plagosur.

Dy shpërthime të mëdha ndodhën ë të dielën në bazën në Yavoriv, një qytet garnizoni vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 05:45. “Xhamat më dridheshin. E gjithë shtëpia dridhej. Ishte errësirë. Qielli u ndriçua nga dy shpërthime”, tha Stepan Chuma, 27 vjeç, një punonjës i urgjencës, i cili nxitoi në vendngjarje me kolegët e tij.

Ai tha se 20 persona janë konfirmuar të vdekur. Nëntëmbëdhjetë ambulanca me sirena u panë duke lëvizur nga drejtimi i bazës, tha një dëshmitar për AFP.  Shtatë autoambulanca të tjera janë parë duke lëvizur drejt objektit. Kozytskyy tha se Rusia gjuajti 30 raketa në kompleks.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në objekt, por ishte e paqartë nëse ndonjë ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi.

Please follow and like us: