Fritz RADOVANI: KOMUNIZMI SOT ASHT AI KOMUNIZMI I PANDRYSHUESHEM I SHEKULLIT XX
Në një intervistë që unë kam dhanë në vitin 1991 për radion “Zëri i Amerikës” kam thanë: “Në qeverisjen e re demokratike të Shqipnisë, nuk duhet me pasë asnjë komunist, mbasi edhe vetëm një po u la në qeverisjen e re, ai një ka me e kthye krejtësisht qeverisjen e re në qeverisje komuniste si ishte”!
Cili ishte reagimi i disa prej të persekutuemve politikë në Shkodrën e 1991?
– “Je gabim! Je me pikpamje të vjetra! Ajo që thue ti nuk asht demokraci”!
Sot, mbas 31 vjetësh kam të drejtë me ju pyet: “Cili asht komunizmi sot”?
Në se nuk doni me e pranue pandryshueshmëninë e komunizmit shqiptar, mundeni me dhanë shpjegimin per komunizmin sovjetik të Putinit, me të gjitha tiparet e një drejtuesi komunist, antar i KGB- sovjetike që në 1980.
Pandryshueshmënia e komunizmit në Shqipni shihet shumë kjartë që në “përkujtimet” e para në vorrezat e dëshmorëve, ku asnjëherë s’ka mungue prania e përhershme e surratit të diktatorit barbar Ever Hoxha. Megjithse vetë 5 Maji asht simbol i vllavrasjes komuniste të Qemal Stafës, që mori plumbin e vdekjes, porsa doli nga shtëpia e mikut vet, Ever Hoxhës, aty ku fillon e mbaron e gjithë historia e tiranisë, barbarizmit dhe diktaturës, një model i s’ardhmes komuniste të sotme të diktorëve Edi Rama e kompani.
Sot gjithshka që lexohet, shifet dhe jetohet në Shqipninë komuniste, asht në perputhje të plotë me të gjitha “porositë dhe amanetet” e fundit në vitin 1990, nga skilja anadollake e komuniste antishqiptare Ramiz Alia. Veprimet e tij perputhen plotsisht me hymjen e Shqipnisë në “Konferencen Islamike” në Dhjetorin e vitit 1992, kur donte me la duert nga vllavrasja komuniste.
Edhe sot komunistët e “rilindur”, vazhdojnë me mësimet kriminale të tij.
E pa kalue pak muej mu përballë monumentit Gjergj Kastriotit Skënderbeut në sheshin e Tiranës, Papa Gjon Pali II, i tregoi modelit tij me të gjithë ata që e pasojnë edhe sot se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit”.
E kush ishin autorët vrastarë e terroristë ata që na masakruen 47 vjet?
Ishin të pangopunit me gjak e vrasje pikrisht komunistët e Ever Hoxhës, të atij barbari antinjerzor që në 1945, porsa mori pushtetin mbushi kampin e interrnimit Tepelenës me qinda fëmijë të porsa lindun që shumica vdiqën.
Ky asht komunizmi që lindi njëheri me krimin e organizuem në Shqipni!
Komunizmi sot asht i pandryeshueshem e barbar ashtu si ka lind në Rusi. Ai sot duhet fshij nga qeverisja, organet e drejtësisë, të sigurimit të shtetit, arsimi dhe universitetet e financat. Sejcili kriminel duhet dënue i gjallë e i vdekun. Per kriminelë e familjet e tyne asnjë privilegj, vetem nën kontroll.
Kapitalet e tyne nder bankat e Perëndimit duhet t’i shperndahen të gjithë të persekutuemve politikë dhe familjeve të personave të pushkatuem politikë.
Dënimet ndaj kriminelëve dhe vrastarëve duhet të përputhen me Gjykatën e Nurembergut. Mbasi të shfaroset komunizmi nga qeverisja, të ndihmohen shtetet ish-komuniste per ndërtimin e një shtetit demokratik përparimtar.
Popujt e vendeve komuniste asnjëherë nuk janë gjendje me bashkqeverisë me barbarët e terroristët që deri dje, e kanë masakrue deri në palc popullin.
Asht sigurimi i shtetit komunist që ka zbatue 47 vjet krimin e organizuem.
Asht ai sigurim shtetit vrastar që i kndonte per me e zanë gjumi Everin, e sot, asht po ai sigurim shteti “trashigimtar” që perkundë edhe Edi Ramen.
Sot Europa hesht kur shqiptarët protestojnë për rrënimet e banesave dhe taksave që po i nxjerrin Shpirtin. Rruga e tyne nuk gjen asnjë zgjidhje, se sistemi i “drejtësisë komuniste” asht sistem kriminal dhe perputhet kudo e kurdo, me parimet e djeshme kriminale të barbarizmit antidemokratik.
Flitet për korrupsionin e sotëm, kur autorët e vertetë të tij janë pikrisht bijtë e atyne tiranve që përvetsuene pronat dhe djersën e Shqiptarve, deri ndër ato dhjetra kampe pune të detyrueshme e interrnimi nga viti 1945, e ato shuma marramendse të vjedhuna nga baballarët e tyne, sot, i kanë në bankat e Perëndimit dhe aziatike të mbylluna hermetikisht. Kush i ka çelsat e tyne?
Heshtja vazhdon. E me këte heshtje vazhdon prap edhe qeverisja kriminale komuniste, gjoja e “permbysun” e barbarve të djeshem me vetura të reja.
Gjithshka fallco! E ky veprim antinjerzor vazhdoi me qeverisë si në 1944 e derisa ra “Muri Berlinit”, ndoshta në Gjermani, por jo në Tiranen e kuqe!
Shqipnia e Gjergj Kastriotit, mbeti ashtusi në 1913, e “paprekun”, sepse në 1913 dhe në 1991, ajo u konsiderue shtet me Popullsi shumica Myslimane.
Një turp i pafalshem! Vendit ma të masakruemit nga komunizmi n’ Europë, si pa gja të keqe nuk i dënohet asnjë diktator tiran e barbar që, e masakroi 47 vjet pa i hi asnjë ferrë. U gjet tash edhe një “kryeminister” gjoja Katolik, por me gjak anadollak, e surrat shkjau që, tallet e hjellë njerzit në rrugë tue harrue se asht nder Trojet e Kastriotit e Nanë Terezes! Kujton se ka zbulue andrren shekullore të pushtuesit:“Ballkanin e hapur”, harron i shkreti se, “Gjyqin e Mbramë” të Popullit Shqiptar, fatmirsisht e ka në dorë: Një tjeter!
Mos thoni o katila: “Nuk e dijtëm”, ju keni lindë me drapen e çekiq n’ballë!
Melbourne, 14 Mars 2022.