Albspirit

Media/News/Publishing

Keqtrajtoi gruan, policia shkon në parlament për ish-kreun e partisë së mëngjërt

Mediat pro-qeveritare britanike raportonin sot se në shtëpinë e ish-kreut laburist të parlamentit të Londrës John Bercow kishte ardhur policia pas një sherri shtëpiak të orëve të vona. Ankesa besohet se është bërë nga bashkëshortja e tij Sally. 59 vjeçari Bercow kishte folur me oficerët që u paraqitën në vendngjarje dhe u detyrua të largohej nga shtëpia e çiftit në zonën Battersea, në jug të Londrës. Policia nuk mori masa të tjera. Lajmi i ardhjes së policisë në shtëpinë e Bercow vjen pas një mase të rëndë disiplinore që iu dha në parlament javën e kaluar, me argumentin “intimidim të stafit”. Ai është pezulluar më pas edhe nga partia laburiste kur një hetim zbuloi më shumë se 20 ankesa për sjellje intimiduese ndaj tre anëtarëve të stafit. Një hetim kishte zbuluar Bercow kishte shfaqur sjellje “kërcënuese” ndaj stafit, duke përfshirë abuzim verbal dhe shfaqje agresiviteti. Policia tha se pasi ishin paraqitur në shtëpinë e tij, kishin folur me bashkëshorten Sally, 52 vjece. “Folëm me zotin Bercow dhe më pas ai ishte larguar nga shtëpia shumë i zemëruar në fytyrë”. Një zëdhënës i Bercow nuk pranoi të komentonte.

Please follow and like us: