Odise Kote: NË ZEMRËN E KËSAJ BOTE
Diku në zemrën e kësaj bote qëndron nje grua,
Si ajo pema e qershisë që kishim në kopësht,
me sy kaq të bukur, që s’i gjen askund.
Pse s’e dorëzoj dot të kaluarën tek e kaluara?
Dridhet kiç i kujtimeve, siç dridhej sup i virgjër,
Trupi borëbardhë kur lahej në lumë…
Shpesh në poezi, mund të duash kë të duash,
Por shpirti prek një, atë qē tē rri pranë.
Dhe pse sytë dinakë qajnë për grabitje.
Rrugët e kësaj jete
janë veç për të udhëtuar,
Dhe kurrësesi s’mund të jenë vendmbërritje.
Diku në zemrën e kësaj bote qëndron nje grua,
Si ajo pema e qershisë që kishim në kopësht,
me sy kaq të bukur, që s’i gjen askund.
Po sikur t’i zemërojmë zogjtë grabitqarë,
fluturakët moskokëçarës të qiejve pafund?
Please follow and like us: