Eugen Shehu: Në kohën e Tokave të Lirueme Shqyptare
Shkolla fillore “Tajar Tetova” ishte shkolla fillore e dytë e sapo hapur më vitin 1941 në qytetin e Tetovës fillimish me drejtor Beqir Kllojkën e më pas (1942)me drejtor Qamil Haxhihasanin.
Në atë kohë pas çlirimit nga pushtuesit e ish mbretërisë jugosllave në tërë Maqedoninë Shqiptare u hapën një numër i madh shkollash me emërtesat si “Skënderbej””Oso Kuka””Sami Frashëri””Mati Llogoreci””Lidhja e Prizërenit””Atdheu””Gjergj Fishta””Jani Vreto” “Isa Boletini””28 Nëndori” e shumë të tjera, kryesisht me figura e data të rëndësisë historike tona kombëtare. Defilimet e nxënësve shoqërohej përmes këngëve patriotike, ku thuhej;
“Me Flamur Kuq e Zi
shkoj me gzim e trimëri
për Atdheun si rrufe
nuk na tremb as vdekja ne.
Shqiponja jonë ka marrë malet
Sqep e Kthetra i ka gadishmëri
fluturon e nuk ndalet
gjersa të fitojë Lirinë
se jetën japim për Shqipërinë”
Më pas kolaboracionizmi i PKSH-së me ate të PKJ-së serbosllave bëri tradhëtinë e vet ndaj Kombit dhe Trojeve Etnike Shqiptare.
Please follow and like us: