Albspirit

Media/News/Publishing

Kisha Ortodokse e Ukrainës: Vrasja e nje pushtuesi nuk është mëkat

Kisha Ortodokse e Ukrainës nuk e konsideron mëkat, luftën e ushtrisë ukrainase kundër forcave ruse.

“Ne si popull nuk kërkojmë vdekjen e atyre që janë fqinjët tanë. Por ndërsa ata pushtojnë shtëpitë tona, ne mbrojmë familjet tona dhe atdheun tonë,” citon noa.al gazetën Ukrajinska Pravda e cila citon udhëheqësin e kishës, Metropolitan Epifani.

“Ushtarët ukrainas janë atje për të mbrojtur të gjithë ukrainasit,” tha ai.

“Të mbrohesh, të vrasësh armikun – nuk është mëkat”, tha mitropoliti.

“Dhe kushdo që vjen tek ne me një shpatë do të vdesë nga ajo shpatë.” /noa.al

Please follow and like us: