Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Sa keq…

Sa keq
kur te dëshiroj kaq shumë
nuk je…
Inati
tek një trup tjetër më përplas
sa i ziu mashkull
jeton botën e mrekullisë
ku i rash për fat.
Bota po hapet aq shumë
rrugët janë fluturime
Mëkatet u zgjuan fshehur ekraneve
viruse të pashmangshëm
Dashuria tashmë nuk është më pritje
aq pranë është dikush që pret me ankth epshin ta shtyp si një buton celulari
ku mendimet lundrojnë gërma emrash pafund…
S’ka rëndësi sesi tradhëtohet
“Tradhëtitë” janë shërim për mëndje ku
nuk duan të humbin asnjë çast turbulencash mes trupit real për prekjet magjike
harruar menjëherë
sikur nuk ka ndodh asgjë…
Në këtë jetë nuk ka aq kohë mjaftueshëm
derisa absolutja nuk ekziston
Zoti ka rezervuar ëndrrën për këtë
Nuk ka rëndësi sesi tradhëtohet
por sa dashurohet…
Sa keq
nuk je kur të dëshiroj kaq shumë…
( mimozabici@ “Sa keq”, poezi, Tiranë, mars 2022)
Please follow and like us: