Nexhat Halimi: Shtatë plakat dhe bora e Marsit
Morëm dy shtambat dhe ibrikun e u nisëm të zbrisnim dhiares, të arrinim te kroi për ujë të freskët. Dea, një vajzë flokëgjatë, nuk prante të fliste. E mbante Ibrikun në dorë dhe ecte kodrës së Oracës, për të vazhduar rrahut të Kalanicave, të arrinim një copë udhë më vonë te Kroi i Kishës. Frynte një erë e turbullt. Ndihej në ajër nga binte nga pak borë. Ajo tashmë heshte dhe kush mund ta kuptonte çfarë mendonte në ato çaste. Mua papritur m’u kujtuan shtatë plakat.
-Do të ketë çelur kohë e njëjtë me këtë dhe atëherë,-fola dhe e shikova Dean, e cila kërceu ashpër nëpër fjalët që do të fluturonin në motin e mirë.
-Më shtange, – më tha e trazuar.
-Sakaq m’u kujtuan Shtatë plakat… – mendja më lidhi me përrallën shqipe.
-Shtatë Plakat… Asgjë nuk më ke treguar për këtë gjë, – tha ajo, me sy të zgurdulluar nga unë…
– Do të rrëfej tash ndërsa ecim për te kroi.
-Ëhë, – tha ajo pa e zgjatur.
-Ja, dëgjo…- ia bëra unë dhe lidha fjalët me fjalë.
“Miti për shtatë plakat kujtohet në rrjedha dhe në variante të ndryshme të përrallës shqipe. Sipas rrëfimeve, nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave “ e fëmijët sidomos dhe jo vetëm i rrëfejnë me kërshëri.Ja, sesi ndodhi kjo gjë në kohë të perënduara, në fillim të marsit, duke cekur sesi marsi i mori ca ditë borxh prej shkurtit dhe ky muaj mbeti më i shkurtër i vitit.
Shpesh dëgjojmë të thuhet “bën ftohtë, ngaqë janë plakat!”
Sipas gojëdhënës, plakat kishin ngjitur në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell me një zë thanë: Tani do t’i kullosim për qejf bagëtitë, pa çarë kokën për dimrin.
Plakat shau dhe pështyn me mllef!
Në këtë moment, marsi i hidhëruar zbrazi me zë mllefin, i cili vetëtoi ashpër qiellit dhe tokës.:
“Shkurt, o im vëlla, me jep tri ditë hua t’i ngrij plakat me gjithçka!”
Menjëherë zgjoi frymë e ashpër, furtunë, drita e diellit errësoi, bëri acar. U bë aq ftohtë, saqë plakat ngrinë me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb…”
-Jo, – ndërhyri Dea.
-Po. Ashtu thotë miti… Mos më ndërprit!”
“Mali Tomorr është vendi ku plakat ngrinë me bagëtinë në ditët qe mori hua muaji mars prej shkurtit. Gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur në formën e një Plake, ku aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.
Kështu, lindi legjenda e ”Plakave të Marsit”, e cila përdoret si një metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes katërmbëdhjetë marsit dhe katërmbëdhjetë , ku katërmbëdhjetë prilli sipas legjendës shënon një marsin, ardhjen e stinës së luleve
Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse ne gjithë Ballkanin apo dhe në vende te tjera te botes.
Pavarësisht se sa e vërtetë është, “miti i Plakave” përdoret edhe sot dhe lexuesit e motit pranojnë se tre ditët e para dhe tre ditët përmbyllëse të marsit, sipas kalendarit të hershëm, kanë sjellë mot të ftohtë dhe me reshje. Ndërsa, prilli si gjithmonë vjen me mot të mirë.”
-Përralla mori fund e ne ende nuk arritëm te Burimi, – ia bëra Deas.
-Unë e kam mësuar ndryshe këtë përrallë. Nuk bëhet fjalë për plakat, por për Mullizezën… – eci kokulur Dea.
-Legjenda ka disa versione.
Dea vetëm më shikoi e nuk foli. E ndoqi dhiaren dhe priti t’i lidh fjalët në vazhdim të rrëfimit.
-Ja, gojëdhëna e ditëve të ftohta të marsit tregohet në disa variante. Dëgjo me vëmendje…
“Ngrohet koha, çel marsi.
Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë:
“Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit.”
Dimri e dëgjoi dhe tërë mllef dërgon borë dhe tufan, që ta ngrijë plakën në maje të malit me gjithë çka ka.
Plakat e marsit janë shtatë.
Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë. Duke bërë muhabet me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit Mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe ai Marsi i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtatat.
Thonë se plakat janë ngurtësuar dhe çdo vit në muajin mars bie shumë shi shtatë ditë me radhë dhe në male bie borë.
Në Veri të Arbërisë thonë se mullizeza çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, edhe ajo filloi ta shante marsin:
“Mullizeza, zogjtë i çeli, na marsh të keqen Mars kaçeli!”
Ndodhi që muaji Mars e ngriu me shtatë zogjtë në fole mullizezën.
Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës. Plakat dhe mullizezat ishin në të zeza. Plakat me rroba të zeza ndërsa mullizeza me pupla të zeza.
Plakat i thanë marsit, “Na marrsh të keqen”, ndërsa marsi u zemërua aq shumë sa tha “Shkurt, o im vëlla, më jep dy dite hua, t’i thaj plakat me gjithë ç’ ka!”
-Ka legjenda shqipe, të mrekullueshme, ime bijë?
Ajo lëvizi pak kokën dhe më shikoi e nuk foli gjë.
-Me heshtje si do të arrinim deri te kroi?!Ende kemi rrugë për të bërë…
-Nuk e banë babi barra qiranë, të udhëtojmë kaq gjatë për një pikë uji, – do të dëgjohet Dea.
-Duam ujë kroi. Ujë të freskët, i cili bunon nga thellësitë e gurit!
-Ama u lodha duke ecur e nuk arritëm ende te ai krua.
-Secila gjë ka tagër…
Please follow and like us: