Albspirit

Media/News/Publishing

PARASHIKIMI I FUKUYAMA’S PËR LUFTËN NË UKRAINË

 
Në këtë kohë po lexojmë të gjitha llojet e analizave dhe parashikimeve për luftën që po ndodh në Ukrainë. Shumë nga këto analiza dhe parashikime janë të zymta. Por ka nga ata që shohin në këtë luftë shpresën për një ringjallje të Perëndimit. Ndër më optimistët është Francis Fukuyama i Universitetit të Stanfordit, i cili shpiku nocionin e “fundit të historisë” pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në një vështrim në revistën “American Purpose” Fukuyama parashikon se Ukraina jo vetëm që do të ndalojë forcat ruse, por do t’u shkaktojë atyre “humbje të plotë”.
Filozofi vazhdon duke thënë se ushtria ruse dhe despoti Putin janë treguar të paaftë për të bërë luftë; kanë bërë llogaritje të gabuara. Në vend të uniformave të luftës (me municion dhe racione shtesë) ata mbanin uniforma fustanesh, siç thotë ai, pasi u përgatitën para kohe për paradën e fitores në Kiev.
Politikisht dhe diplomatikisht rusët kanë demonstruar mungesë inteligjence – ata e kanë dobësuar rëndë fuqinë politike të Këshillit të Sigurimit. Votimi në Asamblenë e Përgjithshme tashmë ndihmon për të identifikuar aktorët e këqij, keqbërësit e botës.
Kostoja që paguan Ukraina është sigurisht e madhe. Por dëmi më i madh po bëhet në kurriz të despotit rus, i cili nuk mund t’i mbijetojë humbjes së ushtrisë së tij. Nuk mund të aktroj më despotin e madh, komandantin e një ushtrie të pamposhtur. Këtë s’mund ta bëj tash kur po testohet paaftësia dhe jokompetenca e tij dhe e ushtrisë së tij.
Kjo luftë do të dëmtojë veçanërisht populistët në mbarë botën, të cilët para sulmit shprehnin në mënyrë uniforme simpatinë për Putinin. Këtu përfshihen Matteo Salvini, Jair Bolsonaro, Éric Zemmour, Marine Le Pen, Viktor Orbán dhe sigurisht Donald Trump. Kjo përfshin Serbinë dhe liderin e saj. Politika e luftës ka vënë në spikamë prirjet e tyre autoritare.
Disfata ruse do të bëjë të mundur një “lindje të re lirie” dhe do të rigjenerojë demokracinë globale, shkruan ai.
Në fund Fukuyama është i bindur se “fryma e 1989-ës do të jetojë, kjo falë një grupi të guximshëm ukrainas”.
Please follow and like us: