Albspirit

Media/News/Publishing

Përkundër vemjeve proqeveritarë/Gazetarja ruse jep dorëheqjen dhe largohet nga Rusia

Një gazetare ruse në një prej kanaleve televizive më të rëndësishme të Rusisë ka dhënë papritur dorëheqjen nga puan dhe është larguar nga televizioni, raporton BBC. “Jam larguar nga Rusia sepse kisha frikë  dhe e vetmja mënyrë ishte të jepja dorëheqjen”, tha Lilia Gildejeva. Bëhet me dije se Gildeyeva ishte një spikere në Segodnya, programi kryesor i lajmeve të mbrëmjes në NTV – stacioni i tretë televiziv më i popullarizuar në Rusi, i cili është në pronësi të gjigantit të Gazprom dhe pro Kremlinit. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2021, Gildeeva ishte pjesë e listës zyrtare të gazetarëve të Presidentit Putin, të cilët u përgëzuan për arritjen e tyre në media.

Please follow and like us: