Albspirit

Media/News/Publishing

Raketat perëndimore që rrafshojnë tanket dhe helikopterët e armatës ruse

Perëndimi vërtet nuk dërgoi ushtarë të luftonin në Ukrainë, por veç ndihmës financiare, e furnizoi këtë vend edhe me armë e pajisje ushtarake nga të avancuarat.

Tre janë sistemet më të fuqishme raketore në duart e ukrainasve sot, që shkatërrojnë çdo gjë, nga tanket e deri tek helikopterët rusë. Në kohën kur lufta ka hyrë në ditën e 20-të, ushtria e Ukrainës ka përdorur masivisht raketat anti-tank “Javelin” , fjala më e fundit e teknologjisë amerikane. Këto raketa inteligjente nuk i godasin  tanket dhe mjetet e blinduara drejtpërdrejte: nga platforma e lëshimit, ato ngrihen një herë në ajër pastaj bien mbi objektiv në pjesën më të ekspozuar të tij, një kurth nga i cili zor të shpëtohet, raporton TCH.
Veç sistemit amerikane Javelin, në Ukrainë po përdoret gjerësisht edhe anti-tanku NLAW, i krijuar fillimisht nga një projekt i përbashkët suedezo-britanik me qëllimin të zëvendësonte armët e Luftës së Ftohtë. Ai fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe shpërthen në momentin kur gjendet mbi të, duke e shkatërruar. Deri tani, ka rezultuar mjaft efikas ndaj pajisjeve ruse.

Shumë i suksesshëm në fushëbeteje duket të jetë dhe sistemi i lëvizshëm anti-ajror Stinger, i cili është i lehtë e mund të mbahet dhe në krahë nga ushtarët. Raketat e tij e ndjekin vetë objektivin pasi kanë aftësinë të gjurmojnë nxehtësinë e motorit.

Please follow and like us: