Albspirit

Media/News/Publishing

Sllovakia dëbon 3 diplomatë rusë për spiunazh

Ministria e Jashtme e Sllovakisë tha se do të dëbojë 3 diplomatë rusë nën akuzën e spiunazhit dhe korrupsionit.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas burimeve të konfirmuara nga shërbimet e inteligjencës.

Tre diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda ditës së martë.

Ministria tha se të dyshuarit kanë shkelur “Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”.

Prokuroria do të dalë në një deklaratë për shtyp ditën e nesërme.

Dëbimi vjen në një moment tejet të tensionuar mes Moskës dhe Perëndimit.

Në shkurt, edhe Bullgaria dëboi dy diplomatë rusë me pretendimin se ishin të përfshirë në spiunazh.