Albspirit

Media/News/Publishing

Zhduket gazetarja që shfaqi në ekran pankartën kundër pushtimit të Ukrainës

Gazetarja dhe redaktorja e televizionit “Kanali 1” është zhdukur disa orë pasi u shfaq me një pankartë në duar kundër pushtimit rus të Ukrainës gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në kanalin shtetëror rus më 14 mars. Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15 vjet burgim për përhapje të atyre që Kremlini i konsideron informata të rreme për luftën. Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin e protestueses ruse, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve. Marina Ovsyannikova, e cila ishte dhe punonjëse, redaktore në Kanalin 1, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore. Ovsyannikova mbante një pankartë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

Please follow and like us: