11200 në 2021/Azilkërkuesit shqiptarë i nxjerrin bojën maxhorancës qeverisëse
Nuk i ndali as pandemia. Shqiptarët thyejnë rekord për aplikime për azil në vendet e BE edhe në vitin 2021.
Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11200 persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë).
Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime.
Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.
Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë.