Liderët e Evropës Qendrore lavdërojnë “luftën e guximshme” të Ukrainës
Udhëheqësit e tri vendeve të Evropës Qendrore e kanë lavdëruar Ukrainën për “luftën e saj të guximshme” kundër forcave pushtuese ruse, pasi përfunduan një udhëtim në Kiev në shenjë solidariteti me qytetin e rrethuar dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Vaclav Smolka, zëdhënës i kryeministrit çek, Petr Fiala, postoi në Twitter një foto të kryeministrit çek më 16 mars, me një jelek mbrojtës dhe me helmetë.
Petr Fiala dhe kryeministrat e Polonisë dhe Sllovenisë shkuan në Kiev një ditë më parë për të parë nga afër shkatërrimin dhe për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kjo ishte vizita e parë në qytet nga udhëheqës të huaj që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
“Këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, historia po bëhet”, shkroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në Twitter, duke postuar një foto së bashku me kryeministrat çek dhe slloven në një tryezë me Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë bashkë me një hartë të Ukrainës.
“Kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytetet dhe spitale në Ukrainë”, shkroi Morawiecki.
“Si pasojë e kësaj lufte, bota humbi ndjenjën e sigurisë dhe njerëzit e pafajshëm po vdesin. Duhet ta ndalim këtë tragjedi, që po ndodh në lindje, sa më shpejt që është e mundur”, tha ai.
Zelensky u tha tre udhëheqësve se forcat ruse “po bombardojnë kudo. Jo vetëm Kievin, por edhe zonat perëndimore”.
Kryeministri çek, Petr Fiala, vlerësoi “luftën e guximshme” të Ukrainës për të kundërshtuar pushtimin rus.
“Ju po luftoni për jetën tuaj, vendin tuaj dhe lirinë tuaj. Ne e dimë se po luftoni edhe për jetët tona. Nuk jeni vetëm”, shkroi ai në Twitter.
Kryeministri slloven, Janez Jansha, tha se “kuptuam se vlerat themelore evropiane ekzistojnë në të vërtetë dhe janë të kërcënuara dhe se evropianët po i mbrojnë ato me jetën e tyre në Ukrainë”.
Zelensky e përshkroi vizitën si një hap të madh dhe të guximshëm.
Në një kohë kur shumë vende kanë urdhëruar mbylljen e ambasadave të tyre ose kanë reduktuar ndjeshëm praninë e tyre diplomatike, “këta liderë të shteteve të pavarura evropiane” tregojnë se nuk kanë frikë, tha Zelensky.
“Ata janë këtu për të na mbështetur. Jam i sigurt se me miq të tillë dhe partnerë të tillë ne mund të fitojmë vërtet”, tha ai.
Fiala, Morawiecki dhe kryeministri slloven, Janez Jansha udhëtuan të martën me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ru