Albspirit

Media/News/Publishing

Lutfi Alia: Himara në dokumentat arkivore (7)

-Imzot Andrea Stanila, i shoqeruar nga ndihmesi i tij albanez,  nuk rreshti te vizitoj kishat e krahines. Me keto vizita pastorale, ai fitoj respektin e prifterinjeve te shumte albaneze, si dhe nderimin e besimin e popullit. Ne nje nga relacionet, ku pershkruan nje udhetim ne Palasa, Imzot Stanila shkruan: “Shkova ne festen e Shen Demetrio dhe i kerkova kapelanit albanez Koka, në se me lejonte te beja nje lutje dhe predikim per lavdine e Shen Demetrio.  Ai pranoj dhe me gezim e ne emer te Shoqerise Vllazerimi, deklaroj se isha padroni, me te drejte te predikoja ne te gjitha kishat e Dhermiut dhe me asistencen e Kavalierit Nina, mikut te ngushte te Don Kostandinit. At Koka me leshoj vendin ne altar,  per te kryer sherbesen ungjillore”.-

 

Shqiperia ka histori te gjate e te pasur, nje histori te shtrire nga lashtesite pellazgo-ilire e ne vazhdimesine albanezo-shqiptare. William Chuchill ka thene: “Ballkani prodhon më shumë histori nga sa mund të mbajë” dhe Shqiperia e vogel, pa dyshim është ilustrimi i rrallë, i një vendi te mbushur me shume histori. Ne veçanti mbeten te pashlyera historite e bukura te kultures e te jetes shpirterore, plot ngjarje te thjeshta te jetes familjare e kolektive, si dhe histori shume te nderlikuara, ngjarje te medha, qe kane shenuar kapercime e progrese social-historike, por evidencohen dhe situatat tragjike, rrethana te dhimbeshme, luftat e perpjekjet e vazhdueshme kunder pushtuesve, luftat për pavarësi dhe autokonservim te identitetit tone kombetar, luftat e levizjet per emancipim dhe prosperitet demokratik, qe populli yne i ka zhvilluar, duke sakrifikuar gjitheçka e pa rezerva, per te na lënë brezave tona lirine dhe një testament të rrallë patriotizmi.

Ne historine e popullit tone, sidomos ne periudhen me te veshtire, qe kaloj nen pushtimin e eger dhe mizor turk, Krahina e Himares, se bashku shume krahina te tjera si Mirdita, Kelmendi, Martaneshi, Hoti e Gruda, Prizreni, Gjakova, Drenica, Kurbini, Shkupi etj, kane shkruar faqe historie te lavdishme.

Ne historine e Himares Albaneze te shekujve XVI – XVIII, u perfshine e u bene pjese integrale dhe misionaret basilian, te cilet ishin jo vetem udheheqes te jetes fetare dhe shpirterore te popullit bregdetas, por dhe deshmitar te jetes se perditeshme te ketyre malesoreve, si dhe pjesmarres ne ngjarjet  historike, qe na i kane lene te dokumentuar me relacionet e shumta te derguara Propogandes Fide. Ne relacionet e shkruara ne gjuhen latine, misonaret tregojne dhe ngjarje ne dukje te thjeshta, te jetes se perditeshme te malesoreve, por ne fakt aty gjallon shpirti patriotik, kultura, humanizmi dhe ndjeshmeria e popullit heroik te bregdetit e te trevave per rreth, qe ishin bashkuar ne Provincen Autonome te Himares.

Me ardhjen e misionareve te tjere dhe me shtimin e prifterinjeve vendas, aktiviteti i misonit basilian ne Provincen e Himares u intensifikua e perfshiu te gjitha qytetet dhe fshatrat e krahines. Imzot Andrea Stanila  vazhdoj aktivitetin ne qytetin e Himares, por dhe ne kishat e Vunòjit, Qeparojit, Borshit, Kudhesit, Piqerasit, Shen Vasilit etj. Pas largimit te Don Kostandinit, qe u emerua Peshkop i Dibres, erdhi misionari Don Gjon  Kamilli (Giovanni Camilli), i cili u vendos ne Dhermi, po ne shtepine e Kapidanit Leka. At Kamilli, qe populli e therriste At Gjoni, predikonte ungjillin dhe ne fshatrat per rreth. At Krizafida nga Palasa shkonte ne Dukat, Orikum, Rradhime, Tragjas etj. Populli i nderonte dhe i respektonte misionaret, te cilet ne relacionet, qe i dergonin Propogandes Fide shkruanin: “aktiviteti yne zhvillohet rregullishte e pa asnje lloj pengese....”.

At Nile Borshi shkruan se Don Gjon Kamilli ishte frut i diaspores. Ishte lindur ne 7. 12. 1641. Ne moshen 25 vjeçare shugrohet prift dhe merr titullin doktor ne teologji dhe filozofi. Ne 20 Maj 1668 dergohet misionar ne Provincen e Himares, me sherbim ne kishat e Dhermiut.  “Sapo arrijti – shkruan Imzot Stanila ne relacionin derguar Propogandes Fide – At Gjoni, se pari filloj te mesoj gjuhen albaneze, çka i a lehtesoj komunikimin me njerezit dhe per kryerjen e sherbesave ungjillore”.

Ne kete kohe dhe At Krizafida plotesoj 3 vitet e sherbimit ne Palasa e duhej te kthehej ne Rome. Para se te largohej, Imzot Stanila, e thirri ne Dhermi, qe te ndihmonte Don Kamillin per shkollat misionare, qe e vazhduan aktivitetin dhe ne vitet ne vazhdim.

Imzot Andrea Arkadi Stanila, peshkopi i Myzeqese dhe i Shpatit, si dhe Mekembes Apostolik i Himares, bente nje jete te thjeshte.  Krahas baneses ne Himare kishte dhe nje shtepi ne Dhermi, te cilen na e pershkruan hollesisht Don Gjon kamilli ne nje nga relacionet e vitit 1668: “Kjo shtepi, qe ishte banesa e personit me te rendesishem te ketyre trojeve, ishte nje dhome e vetme, ku flinim ne toke Imzot Stanila, une dhe i zoti i shtepise.  Ngjitur me dhomen, ishte hajati, i  gjate rreth 3 meter, qe gjate nates sherbente per lopet e gjate dites per pulat. Gjate kohes qe jetova me Imzot Stanila, une vleresova dhe admirova durimin dhe virtytete e ketij burri te shquar. Gjate dites shtepia mbushej me banoret, qe vini te bisedonin e te kerkonin keshilla nga Imzot Stanila”.

Imzot Andrea Stanila, i shoqeruar nga ndihmesi i tij albanez,  nuk rreshti te vizitoj kishat e krahines.

Me keto vizita pastorale, ai fitoj respektin e prifterinjeve te shumte albaneze, si dhe nderimin e besimin e popullit. Ne nje nga relacionet, ku pershkruan nje udhetim ne Palasa, Imzot Stanila shkruan: “Shkova ne festen e Shen Demetrio dhe i kerkova kapelanit albanez Koka, në se me lejonte te beja nje lutje dhe predikim per lavdine e Shen Demetrio.  Ai pranoj dhe me gezim e ne emer te Shoqerise Vllazerimi, deklaroj se isha padroni, me te drejte te predikoja ne te gjitha kishat e Dhermiut dhe me asistencen e Kavalierit Nina, mikut te ngushte te Don Kostandinit. At Koka me leshoj vendin ne altar,  per te kryer sherbesen ungjillore”.

Per te evidencuar respektin dhe besimin e popullit te krahines se Himares per Peshkopin Imzot Stanila, ne relacionin e 18 prillit 1668, At Gjon Kamilli shkruan: “Imzot Stanila, Peshkopi i Muzakise, kreu nje veper te larte meshirmadhe ne mbeshtetje te popullit te Dhermiut. Besimtaret i treguan se para disa ditesh, turqit, qe ishin ne Dukat, nje fshat pak milje larg Dhermiut, kishin kapur rober 11 ushtar te Kapitenit Venecian Galiaze, qe ishin afruar bregut te detit. Venedikasit, me qe nuk mund te arrinin ne Dukat, per te liruar ushtaret e vet,  si kunderveprim kapen 11 fshatar nga Dhermiu dhe i derguan ne burgun e Korfuzit. Banoret e Dhermiut i kerkuan Imzot Stanila te ndermjetesonte, per te liruar bashkefashtaret, te cilet ishin arrestuar e burgosur pa te drejte. Pasi e analizoj situaten, Imzot Stanila i shoqeruar nga prifti albanez At Elia dhe nga Pleqt e Dhermiut, u nisen me barke per ne Korfuz. Gjate udhetimit, i zuri nje stuhi e forte, sa rrezikoj jeten e tyre. At Elia pati nje vizion e u thirri te gjitheve bashkeudhetareve: mos u trembeni bijt e mi, i Madhi Zot nuk do te na braktisi ne kete fortune, se do te na mbrojne tre martiret e kishes tone, Shen Gjergji, Shen Demetrio e Shen Teodori. Pas lutjeve e kesaj profecie te At Elia, stuhia pushoj dhe kesisoj arrijten shendoshe ne Korfuz. Per kete mrekulli, Imzot Stanila porositi nje ikone me te tre keta shenjetore (Shen Gjergji, Shen Demetrio e Shen Teodori), qe e vendosen ne kishen kryesore te Dhermiut”.

“Pasi arrijti ne Korfuz, Imzot Stanila dhe Pleqt e Dhermiut shkuan e biseduan me venedikasit, te cilet u detyruan t’ i lirojne te 11 fshataret e arrestuar e se bashku u rikthyen ne Dhermi. Nderkohe Imzot Stanila dergoj ne Dukat nje delegacion me Pleqt e Dhermiut, te cilet hyne ne traktativa me komandantin turk. Pasi paguan shpërblesen (haraçin), turqit i liruan ushtaret venecian, te cilet u kthyen se bashku me Pleqt e Dhermiut e pas disa ditesh u nisen per ne Korfuz. Me qe populli i Dhermiut nuk mund te mblidhte aq parà sa kerkonin turqit, atehere kontribuoj personalisht Imzot Stanila, qe e plotesoj shumen e duhur”.

At Gjon Kamilli ka derguar relacione te shumta ne Propoganden Fide, ku e informon per jeten e banoreve te ketyre trevave, madje ne disa nga keto relacione gjejme pershkrime te hollesishme dhe te jetes ste ketyre malesoreve, nder te cilat e vlen te prezantojme disa aspekte (Arch. Colleg. Gr., Vol I, fol 270 – 271, lett. Al P. Rettore, maggio 1668).

“Ky popull banon ne maja malesh. Ajri eshte i paster dhe malesoret jane te shendetshem. Populli eshte i varfer dhe me qe nuk i mjaftojne te ardhurat qe nxjerrin nga puna ne vendin e tyre, merren me shitjen e bitumit, qe marrin ne Valonia, ku eshte i bollshem. Atje kane minierat e  bitumit, por nga frika se mos i zbulojne turqit, nuk i tregojne. Malesoret  vishen trashe per te perballuar dimerin e eger. Eshte popull me rezistence natyrale e nuk semuret lehte.

Eshte popull luftarak, i armatosur, madje flene se bashku me armet. Mendimi i pare i tyre eshte te kene arme dhe per kete shpenzojne shume nga te ardhurat per t’i blere. Kur ndonje nga banoret semuret, mjekimi eshte vetem djeta, sepse nuk kane as mjeke as ilaçe e per kurim perdorin disa barishte. Shume nga burrat vdesin ne lufte kunder turqeve”.

“Prodhimet bujqesore nuk u mjaftojne as per gjysmen e vitit, per çka, ne pjesen tjeter te vitit, perdorin me kursim buke meli, zarzavate, perime e shume barishte te egra. Pjesa me e madhe e popullates i dedikohen blegtorise dhe tregtise te prodhimeve blegtorale ne territoret e tjera dhe ne vendet e tjera”.

Ne nje relacion tjeter, Don Gjon Kamilli shkruan: “…mbi te gjitha, ky popull kerkon te jetoje ne liri, andaj nuk pranon t’i nenshtrohet te huajve, sidomos turkut. Per te ruajtur autonomine, ky popull i paguan turkut nje haraç te madh. Here pas here malesoret e armatosur i sulmojne turqit”.

Sulmet e vazhdueshme te malesoreve bregdetas e kishin preokupuar Porten e Larte, andaj i dhane urdher Pashait te Beratit, te dergonte nje ekspedite ndeshkimore ne keto troje, per te shtypur revoltat popullore.

Ne muajt e veres te vitit 1668, Pashai i Beratit ne krye te 14 000 asqerve turq sulmoj Himaren. Per keto ngjarje, Don Gjon Kamilli i dergon nje relacion Propogandes Fide ku informon: “… Sapo e informuan per dyndjen turke kunder popullit te Krahines te Himares, Imzot Andrea Stanila i kerkoj ndihmen Nikolla Mikelit, administratorit te Korfuzit, i cili me nje here na dergoj gjashte galleota (anije liftarake te paisur me topa), qe u vendosen ne bregun e detit perballe qytetit te Himares. Luftetaret e te gjitha fshatrave te Himares, sulmuan heroikisht ushtrine turke dhe te ndihmuara e ne kordinim me bresherite e artilerise veneciane, i zbrapsen sulmet e ushtrise turke. Nga ana e jone mbeten te vrare 13 trima himarjote, ndersa ne rradhet e turqeve u be kerdia. Pashai pesoj humbje te renda e u detyrua te terhiqet e ta leri popullin ne jeten e vet te lire”.

Si kam theksuar ne shkrimet e me pareshme, misionaret e njihnin mire jeten e malesoreve te Provinces se Himares e ne veçanti te gjithe kishin konstatuar se ky popull qeverisej me ligjet e veta, me Ligjet e Himares, te cilet ne disa aspekte ishin shume te rrepta. Ne shume  relacione, misionaret shkruanin, se ky popull ka ligje barbare. Ne bisedat qe zhvillonte me malesoret e sidomos me Pleqt, Don Gjon Kamilli i keshillonte te braktisnin kete egersi e te forconin vllazerimin. Megjithe keshillat dashamirese, malesoret i pergjigjeshin “ligjet tona jane te paprekeshme”. Kesisoj ne nje nga relacionet ai shkruan: “Malesoret me thanena lini te qeverisemi me ligjet tona te rrepta, sepse pa kete ashpersi te ndeshkimit te vrasjeve, në çdo moment do te shperthenin ekzagjerime ne marrjen e gjakut. Per te shmangur turbullirat, eshte me mire te vazhdohet me keto rregulla, me te cilat ne e ruajme rendin”.

Ndermjet relacioneve te shumta te Don Gjon Kamilli, eshte nje leter e veçante, ku ai pershkruan rrethanat si arriti ne Himare. Ne kete leter tregohet per nje incident te paparashikuar, qe u ndodhi sapo zbriten nga varka, por nga ana tjeter, kjo ngjarje shpreh dhe veshtiresite ekonomike, qe kalonte ky popull. Ne kete leter Don Gjoni tregon: “.. sapo zbarkuam ne Himare, drejt nesh zbriten duke vrapuar nje grup malesoresh te armatosur e ne te trembur u a mbathem kembeve dhe u fshehem. Ne fakt me pas, prifterinjt vendas na treguan, se malesoret nuk e kishin me ne, por me qe prej shume kohesh nuk kishin mundur te shisnin prodhimet e tyre, kur pane varken zbriten menjehere te bisedonin per te shfrytezuar rastin per shitjen e prodhimeve ne Korfuz.

Kur malesoret mesuan ardhjen time, te gjithe erdhen e me pershendeten, ndersa prijesit kryesor te ketyre vendeve, derguan mesazheret e me ftuan me rradhe te bujtja si mik e te beja sherbesa fetare, madje filluan te grindeshin mes tyre, kush te me ftonte me parë”.

Ashtu si misionaret e me parshem dhe Don Gjon Kamilli, kishte marre urdher nga Propoganda Fide, te ndertonte nje kishë dhe nje manastir, qe te sherbente per sistemimin e misionareve.

Si kuptohet, misionaret basilian jetonin ne shtepite e banoreve, gezonin respekt e u rezervohej nje mikepritje entuziasmante, qe te gjithe e shprehnin me konsiderata ne relacionet qe dergonin.

Propoganda Fide, me se fundi i u dergoj 300 skude (monedhë argjendi me peshë 25 g, qe perdorej ne te gjitha shtetet europiane ne shekullin XVII). Ky financim mjaftonte per nderrtimin e kishes dhe te manastirit, por per fat te keq, ne kete periudhe (1668) ne popullaten e Provinces se Himares shpertheur epidemia e murtajes.

Ne relacionin e Imzot Stanila lexojme: “… murtaja shpertheu se pari ne popullaten e Palases, dy milje larg Dhermiut dhe banoret u larguan te tmerruar, per t’i shpetuar zemerimit te Zotit. Ne qendruam ne Dhermi, e shkonim per t’i asistuar banoreve te semure, t’i degjonim ne rrefimet e te organizonim meshat per te vdekurit. Shkuam ne Palasa dhe e ndihmuam popullin te largohej e te sistemohej ne zona te tjera, qe t’i shpetonte infektimit, por te gjithe pjestaret e gjashte shtepive vdiqen. Ne kete periudhe, prane nesh ne Dhermmi erdhen shume banore te fshatrave te thella, qe rrezikoheshin nga murtaja dhe kur pane kulturen e populli ne sherbim te Zotit, kerkuan te pagezohen dhe te perqafojne besimin katolik.

Epidemia e murtajes vazhdoj disa dite. Populli ndiqte keshillat tona si te mbrohej e te kurohej nga kjo semundje e rende e lutej per Shen Atanasio, qe ishte shenjetori mbrojtes kunder murtajes. Nje vit me pas, per nder te ketj shenjtori, banoret e Palases ndertuan kishen e Shen Atanasio”. (Arch. Prop. Fide, Atti del 1668, vol 37. Congregazione del 18 novembre 1668).

Nje ngjarje tjeter interesante dhe e panjohur deri me sot, na e pershkruan Don Gjon Kamilli ne nje nga relacionet e tij te fund vitit 1668, derguar propogandes Fide. Te njejten ngjarje e pershkruan me hollesisht Imzot Stanila dhe qe po e pershkruaj ne vazhdim.

“..keto dite ndodhi nje incident i trishtueshem. Nje repart me 300 ushtare gjermane, qe ishin  mobilizuar ne sherbim te Selise se Shenjte, udhetonin me anije me mendimin se do t’i zbarkonin ne Ankona te Marke, por kur konstatuan se i kishin mashtruar dhe po i dergonin ne Kandia te Kretes, u revoltuan dhe e detyruan komndantin e anijes te ankoroje ne brigjet e Karburunit.

Pasi zbriten ne kete toke te panjohur, udhetuan gjate, me mendim se do te riktheheshin ne vendin e tyre, por perfunduan ne Dukat. Ushtaret gjermane, duke mos e njohur terrenin, u shperndane neper rruget e Dukatit dhe banoret sapo i pane, i kapen, i çarmatosen, madje i xhveshen e i ben rober. Kjo ngjarje u perhap shpejt e arrijti deri ne veshin e Vezirit, i cili nisi nje repart ushtarak, e cila ishte urdheruar te kalonte ne zjarr e hekur te gjithe keto territore.

Kaluam momente ankthi e frike, pasi gjermanet ishin ushtar te Selise se Shenjte dhe po te binin ne duart e turqeve, ata dhe mund t’i ekzekutonin. Ky operacion reprazaljesh i turqeve, rrezikonte dhe jeten tone, pasi mund te na merrnin rober, ose te na ripnin te gjalle.

Marshimi i reparteve turke nuk ndeshi rezistence dhe ne kohe te shkurter arrijten dhe e rrethuan Dukatin. Me ndermjetesine tone filluan traktativat me komandantin turk, te cilet per te mos sulmuar krahinen e Dukatit dhe per te liruar roberit kerkuan nje haraç prej 12 000 skudesh. Turqit moren haraçin, e hoqen rrethimin e pasi moren nje pjese e roberve shkuan ne Vlore, pa i shqetesuar fshatrat e bregdetit te Provinces se Himares. Me pagesen e haraçit u arrit te lirohen mbi 100 rober gjermane, te cilet me pas shkuan ne Korfuz. Per te plotesuar kete  shumë te larte te haraçit, kontribuoj administratori i Korfuzit, i cili ne kohe te shkurter na dergoj nje pjese te madhe te ketyre parave. Keshtu u mbyll pa pasoja te renda dhe kjo rrethane e rrezikeshme”.

Please follow and like us: