Albspirit

Media/News/Publishing

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (1)

KATEGORITË ETIKO – MORALE TË  KANUNIT TË LEK DUKAGJINIT

 

-Inspirimi per t’i u dedikuar studimit dhe analizes te Kanunit te Lek Dukagjinit, lidhet me nje deshire timen te hereshme dhe me jeten time ne Sienen fatdhenese, ne kete qytet me tradita, kulture dhe mikèpritje, te njejta me ata te vendit tim-

 

Në historinë e popujve, një vend të veçante kane legjendat, gojëdhënat, tregimet per kreshniket dhe per ndodhite e lashta, te cilat dhe pse kane mbetur me autoresi anonime e shumica nuk jane shkruar në libra, në fakt i kanë rezistuar kohes, sepse jane transmetuar gojarisht e të pa ndryshuara brez pas brezi nga populli. Keto aspekte të tradites popullore, janë një thesar i çmuar dhe pjese integrale të historisë dhe e kultures të popujve. Duke evokuar kete te kaluar, hyjme ne kontakt e zbulojme ate, qe nuk eshte shkruar e kesisoj, shtojme dhe hallka te tjera munguese ne zinxhirin e ngjarjeve dhe te fakteve te shumta te historise te popullit tone.

Ne historine e popullit shqiptare, tradita ka rol te veçante, sidomos kur flitet per Kanunin e Lek Dukagjinit.

Kanuni perbente bazat jurdike dhe etiko-morale te shoqerise shqiptare, pra perfshine ligjet, rregullat, normat, zakonet, doket, te cilat dhe pse nuk kane qene shkruar, kane mbijetuar me shekuj, sepse jane ruajtur me fanatizem ne  kujtesen e te pareve dhe jane transmetuar gojarisht nga populli yne, me te njejtin mekanizem si jane ruajtur dhe transmetuar gjuha e bukur shqipe, folklori i pasur, zakonet fisnike dhe historia e jone e gjate dhe e lavdishme.

Për Kanunin është shkruar shumë, por ende nuk është shterur zbulimi i vlerave themelore e te veçanta, që permban kodi i te drejtes zakonore shqiptare. Inspirimi per t’i u dedikuar studimit dhe analizes te Kanunit te Lek Dukagjinit, lidhet me nje deshire timen te hereshme dhe me jeten time ne Sienen fatdhenese, ne kete qytet me tradita, kulture dhe mikèpritje, te njejta me ata te vendit tim. Banimi ne Siena ka ndikuar gjeresisht ne zgjerimin e kultures dhe te formimit tim profesional, qe me ndihmuan te rikuperoj vitet e humbura ne nje te kaluar munduese dhe te jetoj ne harmoni me boten e re.

Kontakti im i parë me Siena ishte 19 nentori i vitit 1993. Hyra ne Sienen e mbyllur ne nje pejsazh mjergullor, qe e kishte fshehur qytetin e ngritur mbi tre kodra te rrafshta, ndersa mbi perden e mjergulles, ngriheshin te lira silueta e kulles se Manxhia, majat e kembanareve te kishave te shumta dhe bedenat e kullave te gurit. Siena e vjeter shtrihet brenda keshtjelles se lashte, e ndertuar me tulla te kuqerremta e te nxira nga koha. Muret e larte ndryjne ne brendesi shtepite e ngritura njera mbi tjetren ne pjerresite e kodrave, te ndara e te bashkuara me rrugica te ngushta, te hijezuara e te shtruara me kalldrem te hirte. Kjo qyteze e vogel, rrethohet ne periferi nga panorama te gjelberuara, qe e qarkojne si nje kornize e hijeshme e gjalleruese.

Hyra ne pjesen e vjeter te qytetit nepermjet portes Kamolia, qe hapet ne pjesen veriore te keshtjelles. Mbi harkun e siperm te portes, lexova nje shkrim ne latinisht: “Cor Magis Tibi Sena Pandit – Siena e hap zemren per bujtesit”, nje surprizë e bukur, qe ishte per mua si nje urim mirseardhje ne kete qytet te vogel e misterioz, qe me ka pritur e mbajtur me shume dashuri dhe respekt.

Per çdo udhetar qe ka kaluar dhe qe ka jetuar ne Siena, shkrimi i gdhendur ne mermerin e harkut te portes Kamolia, nuk asht vetem nje pershendetje, ose nje urim i thjesht mireseardhje, por shpreh kulturen e mikepritjes, te solidaritetit, te miqesise dhe shume humanizem, virtyte keto qe i bejne krenar banoret e Sienes.

Të papriturat e Sienes vinin rradhaz njera pas tjetres. Kesisoj, kur kaloja neper rrugicat e kalldremta te qytetit, banoret e Sienes, te rritur dhe femije, ndonese nuk me njihnin, me pershendesnin me nje perzemersi admiruese, si te isha i njohuri i tyre i kahershem e kjo me bente te lumtur, se u ballafaqova me nje kultur mikepritje e njejte si ne vendlindjen time, në Martaneshin shqiptar. Duke njohur jeten senese, mesova se banoret brenda mureve te keshtjelles ishin organizuar ne 17 kontrada (lagje), institucione qytetare, te individualizuara, qe ne mesjete (nga shekulli XIII) me emertime te çuditeshme e luftarake si Pantera, Aquila – Shqiponja, Lupa – Ulkonja, etj, me flamuret perkates dhe stemat eraldike te veçanta, por ajo qe me befasoj dhe me shume ishte fakti se seicila nga kontradat kishte Statutin e vet, me ligje, me rregulla, me norma etike dhe morale shume te ngjashme me ato te Kanunit tone të Lek Dukagjinit.

Jetesa ne kete mjedis teper miqesor e mikeprites, e lehtesoj shume pershtatjen dhe integrimin tim ne jeten e ketij qyteti te vogel, te bukur, magjik dhe misterioz. Ne bisedat me kolege e miqte senes, shpejt konstatova se  shume prej tyre e njihnin Shqiperine dhe flisnin me respekt e simpati, por disa prej tyre, kishin dhe pasakatesira historike, madje dhe na paragjykonin ne shqiptaret si nje popull i eger e hakmarres, te ndikuar ende nga kanuni mesjetar. Te gjithe shqiptaret ne emigrim jane ndeshur me keto opinione demigruese, qe na kane lenduar shume, por nuk na kane thyer e nuk na kane perulur. Keto rrethana me nixiten te shkruaj e te botoj ne shtypin italiane aspekte nga historia e kultura shqiptare e ne veçanti per raportet historike e kulturore ndermjet Shqiperise dhe Italise e sigurisht dhe me Sienen. Gjate kohes se lire, qe kryesisht e kaloja ne biblioteken komunale, duke biseduar me miken time Paola Lambardi (punonjese e bibliotekes), me tregoj se ne vitet ’80 kishte njohur e kishte pasur miqesi me nje refugjat shqiptar, qe kishte qene avokat, i cili quhej Pandi Frasheri, madje me tha se kishte botuar ne italisht nje liber mbi kanunin. E kerkova dhe e gjeta librin me titull qe me intrigoj: “La famiglia albanese, fonte della civiltà europea – Familja shqiptare, burim i qyteterimit europian”, i botuar ne Spoleto – Umbria ne vitin 1947, shkruar nga Avokati Pandi M. Frasheri.

Eshte nje liber i vogel, por i pasur ne permbajtje. E lexova me nje fryme e mbeta i mahnitur nga menyra e trajtimi historik dhe shkencor te disa nga aspekteve themelore te Kanunit.

Pandi Frasheri eshte lindur ne Korçe ne 6 korrik 1907. Pas perfundimit te Liceut te Korçes, shkoj per studime ne Itali, ku u diplomua ne drejtesi ne Universitetin Sapienza te Roma e me pas u rikthye ne atdhe, ku ushtroj profesionin e avokatit, madje dhe ne veri te vendit, ku u njoh me hollesisht me te drejten zakonore shqiptare.

Ne fund te vitit 1944 iku ne Itali, ku jetoj per 38 vjet, me banim per kohe te gjate ne Siena, ku dhe vdiq ne 12 dhjetor 1982. Ne vitn 1993, i biri i Nirvan Frasheri, qe nuk e kishte pare te atin qe nga viti 1944, shkoj ne Siena dhe i mori eshtrat e të atit e i kthej në atdhe e i varrosi në Durrës.

Gjate kohes qe banonte ne Itali, Pandi Frasheri shkroj dhe botoj kete liber per Kanunin.

Libri i Pandi M. Frasheri “La famiglia albanese, fonte di civiltà europea”, eshte nje studim i thelle, nje analize historike, juridike, sociale dhe kulturale e qyteterimit shqiptar ne pergjithesi dhe e te drejtes zakonore shqiptare ne veçanti. E reja qe sjell ky studim eshte analiza e familjes fshatare shqiptare, bazuar ne te drejten zakonore, pra funksionimi i familjes sipas kanunit te Lek Dukagjinit.

Autori e analizon familjen shqiptare krejt  ndryshe nga botimet e shumta gjate regjimit komunist, sepse Pandi Frasheri e ka kryer këtë studim shkencor, i pa ndikuar nga paragjykimet ideollogjike enveriste.

Pandi Frasheri e analizon familjen shqiptare me kompetenca juridike e ne kontekstin historik dhe social, duke treguar e argumentuar, se familja shqiptare funksionon si nje shtet ne miniature dhe organizimi kushtetues i ketij minishteti eshte sa totalitar, po aq dhe republikan, demokratik, aristokratik dhe humanitar ne te njejten kohe.

Ne pjesen e pare te librit, autori shkruan per origjinen e lashte te shqiptareve, si pasardhes te linjes etno-kulturore pellazgo-ilire, duke vazhduar me nje veshtrim te shkurter te historise te Shqiperise, ku evidencon ne veçanti periudhen e lavdishme te Gjergj Kastriotit, ne rezistencen heroike kunder turqeve.

Ne kapitujt ne vazhdim, autori trajton aspektet sociale dhe strukturen e familjes, rolin e kryefamiljarit (i zoti i shtepise) dhe te gjithe pjestareve te tjere, si dhe raportet ndermjet pjestareve te familjse, rregullat dhe normat etiko-morale, qe rregullojne mardheniet brenda familjes, por dhe ne raport  me farefisin, me fqinjet ne brendesi te lagjes, te fshatit e te krahines,  trajton martesen, divorcin, detyrimet e familjes dhe rolin ne kohe lufte etj.

Ne nje kapitull te gjere, autori analizon rolin e Kanunit ne rregullimin e raporteve ekonomike dhe tregetare te shoqerise shqiptare, perparesit ne disiplinimin e te drejtes se prones.

Ne nje kapitull te veçante analizon bajrakun dhe bajraktarin, rolin e tije ne shoqerine shqiptare te atyre viteve.

Ne kapitujt ne vazhdim, autori ndalet ne trajtimin e aspekteve juridike dhe sociale te hakmarrjes dhe gjak-marrjes, duke i dhene prioritet aspekteve te pajtimit dhe shuarjes te gjaqeve, te kesaj plage te vjeter e te rende, qe e ka martirizuar popullin tone, sidomos malesine e veriut. Trajtimi i gjere i problematikes te faljes se gjakut, e ben teper aktual kete liber.

Kete analize te kujdeseshme historike, juridike dhe etiko-morale, autori e ka bazuar ne te drejten zakonore shqiptare, duke zberthyer dhe evidencuar vlerat e perparesit, qe kane ndikuar ne autokonservimin dhe vazhdimësinë e kombit tonë, prandaj me të drejte autori e vlereson Kanunin si burim i qyteterimi jo vetem per shqiptaret, por dhe në dimensione europiane.

Pasi “zbulova” kete liber, u a rekomandova shume miqeve te mi italiane, sidomos atyre qe shprehnin skep-ticizem ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ne kete menyre, ky liber u be objekt diskutimesh rreth aspekteve te veçanta te kanunit, por ne keto biseda konstatoja se miqt e mi italiane, shume gjera ose nuk i kishin kuptuar, ose i interpretonin ne menyre te gabuar. Kete situate e nderlikonte me shume nje rrethane tjeter. Miqte e mi italiane shfrytezonin njohjet me shqiptare te tjere dhe ata me qe nuk kishin asnje njohuri per Kanunin “djallezisht” e kufizonin informacionin e tyre vetem ne planin e hakmarrjes dhe te gjakmarrjes. Ndonese unë insistoja, duke u thene se hakmarrja e gjakmarrja jane nje pjese e vogel e aspektit juridik te kanunit, ndersa ne pjesen me te madhe trajtohen e drejta e prones, e drejta e tregetise, rregullat ne marredheniet familjare e shoqerore, e drejta ekleziastike etj, ata vazhdonin  te insistonin per rolin negativ te hakmarrjes e gjakmarrjes.

Keto mendime me lendonin shumë e shpesh herë debati hynte ne nje rrugë pa krye e pa nje mirekuptim. Per te dale nga kjo situate, kerkoheshin studime me te thella per te spjeguar dhe interpretuar aspektet e veçanta dhe vlerat juridike e sociale te kanunit.

Me qe keto debate zhvilloheshin ne nivel intelektualesh, mendova se opinioni italiane ka nevoje per nje informacion te veçante e me te sakte per Kanunin e Lek Dukagjinit. Kesisoj, fillova te studjoj mbi kanunin dhe arrita te perfundoj nje esse komplekse, qe e dergova per botim, duke i shtuar dhe librin e Pandi Frasherit.

Keto ishin motivet kryesore, qe me nxiten te botoj kete esse per Kanunin e shqiptareve, ku eshte prezantuar historia e tij, roli i legjislatorit te pare princit Leka i III Dukagjini, kontributi i madh i legjislatorit te dyte At Kostantin Shtjefen Gjeçovi, duke vazhduar me nje paraqitje sintetike te struktures dhe te funksioneve te Kanunit dhe ne veçanti te vlerave te tij, sidomos te kategorive etike dhe morale te shoqerise malesore, ne shtratin historik dhe kultutor te cilit, lindi dhe u zbatua e drejta zakonore shqiptare, etika, morali dhe rregulli shoqerorë.

Botimi i ketij libri u realizua me kontributin e miqeve te mi, si te bashkeatdhetarit tim Çlirim Muça, drejtori i shtepise botuese “Albalibri – Milano”, i cili me inkurajoj e me mbeshteti ne integrimin ne nje vellim te esses time dhe te librit te Pandi Frasheri; pra u botuan dy monografi në një.

Ne veçanti i jam mirenjohes Nirvan Frasherit, djalit te Pandi Frasheri, i cili me zemergjeresi shembullore, me dha autorizimin per botimin ne kete liber dhe te sudimit, qe kishte botuar i ati në vitin 1947.

Para se ta dergoja per botim, libri u lexua nga shume miq italiane si Prof Guido Morgese, Prof Piersante Sestini, Prof Senio Sensi, Prof Giuseppe Marcianò, Prof Franko Belli, Prof Fabio Berti etj, te cilet me inkurajuan per ta botuar, madje Prof Franco Belli beri parathenien e librit, ndersa Prof Fabio Berti shkroj epilogun.

Ç’FARË PËRFAQËSON KANUNI I LEK DUKAGJINIT?

Njohurite e para per Kanunin e Lek Dukagjinit i kam marre heret ne femijeri, nga gjysherit e mi, qe me trgonin ngjarje ku shkelqente mençuria salomonike e pleqeve ne Kuvendet, ne jeten shoqerore e ne veprimtarite luftarake, me pershkruanin kufijt e paprekshem te pronave, qe mbroheshin nga ligjet e hekurta te Kanunit, por me tregonin dhe dramen e Kanunit, te mbushur me ngjarje te dhimbeshme te hakmarrjes e te gjakmarrjes.

Ne vitin 1964, im ate, me dhuroj “fshehurazi” librin e at Shtjefen Gjeçovit “Kanuni i Lek Dukagjinit”, botim i vitit 1933, me parathenie te shkruar me shume art e kulture nga At Gjergj Fishta. E lexova me nje fryme, por mosha e re dhe njohurite e pamjaftueshme ne kete fushe, me krijuan shume veshtiresi per ta kuptuar dhe per ta  interpretuar. Ne vitet e studimeve universitare, kam lexuar shume botime kushtuar Kanunit, por gjithmone jam gjendur perballe artikujsh te mbushura me kritika ideologjike, qe krijonin vetem konfuzion.

Kanuni eshte e drejta shqiptare, Jus Albanicae e pa shkruajtur, por e ruajtur me fanatizem nga populli, eshte nje veper me vlera te medha juridike, etiko-morale, kulturore dhe historike.

Kanuni qe ne zanafillen e tij e deri ne fillimet e shekullit XX, ka rregulluar te gjitha raportet ndermjet individeve, familjes (kanuni e percakton familjen themelin e shoqerise shqiptare) e ne veçanti percakton raportet ndermjet familjeve, fiseve, lagjeve, fshatrave, krahinave, atdheut dhe ne raportet nderkombetare, pra per kohe te gjate ka drejtuar dhe administruar te gjitha aspektet e jetes te shoqerise shqiptare.

Nuk duhet te harrojme, se kur flasim per rolin dhe forcen e Kanunit, ndodhemi ne nje shoqeri mesjetare dhe me vone ne nje shoqeri feudale, kur nuk ushtrohej asnje pushtet shteteror ne kuptimin e vertetete dhe modern te fjales, ose kur ky pushtet ishte shume i dobet e sidomos kur ishte i diktuar nga pushtuesit e huaj.

Pra jemi ne periudhen e gjate historike nga mesjeta deri në fillimin e shekullit XX, kur shoqeria shqiptare urbane drejtohej nga statutet qytetare (Statutet e Shkodres, te Durresit, te Drishtit, te Ulqinit etj), ndersa pjesa masive e popullates rurale, e qeveriste jeten, aktivitetet politike, sociale dhe ushtarake sipas rregullave dhe normave, qe diktonte Kanuni, e Drejta Zakonore Shqiptare, qe me te drejte eshte quajtur “Jus Albanicae”, qe ka qene aktiv dhe eshte zbatuar ne menyre aktive per shume shekuj ne trojet shqiptare.

Faktet dhe dokumentat historike deshmojne se gjate pushtimit te gjate e mizor turk (1479 – 1912), Kanuni i Lek Dukagjinit ishte akti i vetem juridik i mbetur ende ne fuqi,  qe funksiononte si nje e “drejte paralele”, madje mbizoteronte mbi ligjet e perandorise Otomane, mbi Sheriatin (ligjet Islame) dhe mbi ligjet dhe te pushtuesve te tjere qe kishin invaduar trojet shqiptare. Kjo eshte nje veçori historike, qe e dallon popullin tone nga vendet e tjera ballkanike, qe i ishin nenshtruar teresisht pushtetit turk.

Kanuni eshte institucion shqiptar, eshte histori institucionale, por dhe “idea e formuluar”, eshte mendja dhe shpirti i shqiptareve, i ngjizur ne shekuj ne traditen gojore, i ruajtur, i mbrojtur me fanatizem dhe i transmetuar si nje mesazh, i cili duhet kuptuar, zberthyer dhe pervetesuar ne menyren si eshte formuluar dhe transmetuar, pa u ndryshuar ne forme dhe ne permbajtje.

Kanuni eshte tradita juridike e lidhur ngushtësisht me historinë e Shqiperisë, me identitetin e popullit tone, me krenarinë e te qenit shqiptar dhe te origjines sone se lashte pellazgo-ilire.

Populli shqiptar i ka dhene Kanunit emerin e Lek Dukagjinit, sepse gjithmone ka menduar e ka insistuar se ishte Princi Leka i III Dukagjini ai qe e shkroj, pra e konsiderojne si legjislatorin e parë të Kanunit.

Per shume shekuj, Kanuni mbeti nje veper kolosale e pa shkruar, por i ngulitur ne kujtesen e pleqeve, qe me besnikeri e pedantizem e ruajten dhe i u a mesuan brezave pasardhes, duke garantuar pandryshueshmerine dhe vazhdimesine e ligjeve dhe te rregullave.

Kanuni u be publik vetem ne fund te shekullit XIX, me botimet periodike te At Zef Valentini dhe me pas i kompletuar nga At Shtjefen Gjeçovi, i cili gjate viteve 1898-1929, mblodhi, i sistemoj e i kodifikoj ne 2000 faqe dorshkrime. Kanuni u botua ne vitin 1933, pas vrasjes te At Shtjefen Gjeçovi nga shovinistet serb. Permbledhja e vepres te Gjeçovit u botua me titullin “Kanuni i Lek Dukagjinit” me parathenie te shkruar nga At Gjergj Fishta.

Per Kanunin e Lek Dukagjinit eshte folur e eshte shkruar shume, nga shqiptaret dhe me shume nga studiues te huaj, por shumica absolute e studimeve kane qene perqendruar ne analizen e aspekteve juridike e sociale te fenomenit hakmarrja – gjakmarrja. Ne kete plan mund te themi se kanuni per kohe te gjate ka qene objekt i kritikave, aq sa gjate regjimit komunist u arrijt deri ne ostraçizem, pra u ndalua te studjohej kanunin e ne kete menyre u harruan e u lane menjane dhe vlerat historike, sociale, kulturale, fetare dhe sidomos etiko-morale.

Theksoj se Kanuni nuk eshte vetem nje veper e te drejtes, nuk eshte vetem nje bashkesi ligjesh dhe  normash, por eshte nje kryeveper, Një Mit, qe ka formen e nje Kushtetute, me pasuri universale kulture dhe historie.

Ne fakt, me shume se nje permbledhje e thjeshte ligjesh dhe rregullash administrative, Kanuni i Maleve Shqiptare eshte nje kompleks jurdik dhe social, qe perfshine dhe normat etike, morale, kulturore dhe fetare, te cilat nuk i perkasin e nuk kane te bejne me aspekte ngushtesisht juridike.

Autonomia lokale dhe sistemi i vetqeverisjes te komuniteteve malësore shqiptare, qeverisja e jetes kolektive dhe aktivitetet e individeve, familjes, grupeve shoqerore, organizimi i ekonomise, bujqesise, tregetise, traditat shoqerore dhe luftimet kunder armiqeve, nuk do te ishin organizuar e nuk do te kishin vazhduar gjate, pa strukturen e solide te ligjeve qe permban Kanuni.

Vepra madheshtore e At Gjeçovit, eshte permbledhja organike dhe me e plote e te drejtes zakonore shqiptare.

Konceptimi i Kanunit nga At Gjeçovi pershine konceptimin juridik, social, fetar dhe etiko-moral, prandaj ne kete plan Kanuni eshte prova se e drejta zakonore eshte shprehur si norma, eshte sistemi i’organizimit te jetes sociale, eshte shpirti shiptar, etika e tij, morali i tij, krenaria e tij, nderi i tij, eshte Besa eshte betimi

Kanuni garantonte vazhdimesi te jetes sociale, percaktonte institucionet e qeverisjes, detyrat e pergjitheshme e te veçanta te drejtimit te shoqerise shqiptare. Te gjitha aspektet themelore te jetes humane, si familia, martesa, trashegimia, qeverisja lokale, tregetia. merdheniet tregetare, bujqesia, akttivitetet prodhuese, blegtoria, e drejta e kullotes, mbrojtja e te drejtave elementare, e drejta e fjales dhe liria, veprimtarite shoqerore, institucionet fetare, rregullat e sjelljes shoqerore, kriminaliteti, gjykata, aktivitetet proçeduriale civile dhe penale, arsimimi, sherbimi ushtarak, lufta etj, te gjitha keto ishin te rregulluara me ligje, me rregulla dhe norma te sakta, qe transmetoheshin gojarisht nga pleqt, nga prinderit, femijeve.

Pra kuptohet se qe ne lashtesi, Kanuni ne fakt ishte e ka funksionuar si Kushtetuta e shqiptareve.

Detyra e pleqesisë dhe e kryefamiljareve, nuk ishte te bente ligje dhe rregulla te reja, por te interpretonte faktet per seicilin rast ne veçanti, ne baze te ligjeve, rregullave dhe normave te vjetra te Kanunit, qe ata i ruanin si thesar i çmuar ne kujtesen e tyre te hekurt.

Per te kuptuar Kanunin, eshte e domozdoshme te njihet origjina e popullit shqiptar, historia e tij e pasur dhe identiteti i tij kombetar shume shekullor. Ne kete kend veshtrimi rendesi te posaçme ka njohja e institutit te Beses shqiptare dhe te koncepteve etiko-morale Nderi dhe Njeriu i Nderit, Fjala e Nderit, Burrënia etj, qe e kane origjinen qe ne lashtesi e jane trasheguar brez pas brezi ne menyre solide dhe qe identifikojne dhe personifikojne figuren e shqiptarit ne bote, madje jane transmetuar te pandryshuara e te pa influencuara nga ndikimet e pushtuesve te huaj, qe kane tentuar te shtypin e ta asimilojne popullin tone, por qe kurre nuk arriten ta ndryshojne identitetin etnik, shpirteror dhe kulturor te shqiptarit.

Vlen te theksoj dhe nje aspekt tjeter te veçante, qe ka te bej me gjuhen dhe leksiokun e perdorur per formulimin e ligjeve, rregullave dhe normave te Kanunit, qe eshte nje objekt i veçante studimesh, deri tani jo te plota. Kush ka lexuar Kanunin, veren se asht nje veper me nje stil gjuhesor te veçante, me shprehje me formulim lakonik, me argumenta te prezantuara ne menyre sintetike e ne senteca, shpesh me konceptim folozofik, qe shprehin horizontin dhe nivelin e kultures te hartuesve te ketyre ligjeve, rregullave, normave dhe metanormash, mbi bazen e te cilave percaktohet dhe identiteti i formimit kulturor te hartuesve te Kanunit.

Flitet dhe shkruhet Kanuni (ne numer njejes) dhe ne fakt eshte percaktim i drejte, pasi Kanuni eshte Një e i vetem, pavaresisht se njihet me emera te ndryshem, madje dhe pse identifikohet me emera krahinash e rajonesh te ndryshme te trevave te banuara nga shqiptaret.

Kesisoj, e drejta zakonore shqiptare e njohur masivisht me termin Kanuni, quhet dhe “Ligji i vjeter”, “Ligjet e lashta”, “Ligjet e maleve”; “Ligji i ligjeve”, “Kanuni i vjeter”, ose quhet me emera te perveçem si “Kanun i Lek Dukagjinit”, “Kanuni i maleve”, “Kanuni i Skenderbeut”, “Kanuni i Mirdites”, “Kanuni i Malesise se Madhe”, “Kanuni i Martaneshit”, “Ligji i Dibres”, “Kanuni i Çermenikes ose i Must Ballgjinit”, “Kanuni i Kurbinit”, “Kanuni i Laberise”, “Kanuni i Papa Zhuli”, “Ligjet e Shpatit”, “Rregullat e Idriz Suli”, “Kanuni i Çamerise” etj etj.

Po e perseris, keto emertime nuk provojne se jane kanune te veçanta, perkundrazi Kanuni eshte Nje, ligjet, rregullat dhe normat etiko-morale ne parim jane te njejta, ndersa keto emertime te veçanta shprehin vetem krahina, bashkesi krahinash dhe territore te veçanta ku zbatoheshin ligjet e maleve. Nga kjo paraqitje kuptohet se Kanuni ishte i aplikuar ne territore te gjera te banuara nga shqiptaret, nga veriu ne jug dhe jo vetem ne Malesite e Veriut siç thuhej gabimisht e me tendence vite me parë.

Ne se do t’i analizojme ne veçanti e do t’i krahasojme keto tipe Kanunesh, do te konstatojme se diferencat jane te pa konsiderueshme, ndersa rezulton se te gjithe keta Kanune kane te perbashket ligjet e Maleve, pra me qarte perfaqesojne te drejten zakonore, qe zbatohej ne te gjitha territoret e banuara nga shqiptaret dhe ku kane qeverisur e rregulluar jeten publike dhe private te komuniteteve te shumta te banuara nga veriu dhe ne jug te trojeve shqiptare, duke krijuar kushtet per nje konvergjence admiruese ndermjet ligjeve, rregullave, parimeve morale, fetare dhe civile.

Pasi u rezistoj me shekuj pushtimeve te shumta dhe presioneve te huajve per ta çfuqizuar e çdukur, me se fundi me shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e Shtetit Shqiptar me 28 Nentor 1912, Kanuni filloj te humbi fuqine vepruese. Me ligjet e reja qe aprovoj Parlamenti i pare shqiptar, Kanuni u çfuqizua, duke u shnderruar ne nje “bote te mbyllur”, nje “opus finito”. Dhe qeveria e Lushnjes ne 1920, aprovoj ligje te reja, qe i a hoqen fuqite ligjore te Kanunit. Me pas, me ligjet e aprovuara gjate mbreterimit te Zog I (1926 – 1939), Kanunit i u hoq e autoriteti i te drejtes dhe nga kjo kohe Ligji i Maleve “u ngri” dhe pushoj te veproj si ligji themelor i shoqerise shqiptare.

Megjithe keto veprime e masa kufizuese, shumica e normave etiko-morale te Kanunit vazhdonin te ishin aktive e vepruese dhe per shume vite, sidomos ne popullaten e malesive.

Regjimi komunist e bllokoj teresisht, duke e deklaruar “opus proibitum” (veper e ndaluar), kesisoj fshiu dhe ate qe ende ruhej ne popullaten malesore, madje hakmarrjen – gjakmarrjen, me ligj e konsideroj krim dhe aplikoj denime te rende per kedo, qe ishte bartes i ketij aktiviteti kriminal. Gjate regjimit komunist, ne periudhen e te ashtuquajtureve revolucionarizime, Kanuni u kritikua rende si ligj mesjetar, me norma dhe moral patriarkal e kesisoj, frika e pengoj vazhdimin e studimeve, duke erresuar dhe vlerat historike, etike dhe kulturale.

Natyrisht ne nje shtet modern, ligjet e rrgullat e Kanunit e humbin forcen vepruese, ndersa ne nje shtet te dobet, ku nuk realizohet shteti i te drejtes, ku nuk veprojne ligjet, krijohet nje terren i pershtatshem per rishfaqien dhe riaktivizimin e aspekteve më negative te Kanunit, si vetegjyqesia, hakmarrja – gjakmarrja e aspekte te tjera negative, qe lendojne progresin dhe modernizimin e shoqerise shqiptare.

Ne menyre te padiskutueshme, hakmarrja dhe gjakmarrja jane veprime barbare, jane produkt i ndergjegjies  tragjike tribale te subjekteve primitive dhe te forcave te erreta, qe kerkojne te shkaterrojne jeten dhe vlerat humane e kulturore te popullit shqiptar. Gjate ketij tranzicioni te gjate, te gabuar e mundues, Shqiperia vazhdon te mbetet e ndryme ne krizen morale, çka ka sherbyer si nje terren per riaktivizimin e hakmarrjes-gjakmarrjes, si ate te lidhur me inate e mllefe te vjetra e te reja, qe çuan ne riaktivizimin e hakmarrjeve të vjetra, qe nuk e kishin lare gjakun me gjak, nje barbarizem i vertete tribal, qe ka krijuar situata te renda ne popullaten malesore. Krahas shume vrasjeve per keto motive te uleta tribale, eshte krijuar dhe nje situate dramatike sociale, unikale ne Europe e me gjere, eshte rishfaqur ngujimi i mbi 12 000 banoreve, burrave, femijeve dhe grave, qe kane gjetur si rruge per te shpetuar jeten, mbylljen dhe izolimin, ne kullat e ngujimit e te izolimit nga jeta shoqerore.

Për herë të parë në historinë 100-vjeçare të shoqërisë sonë me shtet të mëveçëm, që me së shumti ishte diktatorial dhe më së paku demokratik, u riaktivizua hakmarrja – gjakmarrja tribale, madje fatkeqesisht po quhen jo vetëm nder, por edhe detyrime morale dhe jetike, ku “gjaku lahet vetëm me gjak”, pra jo me ndëshkimin e Ligjit të Shtetit të së Drejtës, ku, si dëshmon Motër Kristina Faber: “Kanuni gjallon ndër ne si një fe dytësore”, pra Kanuni po vepron më fuqishëm dhe se fetë. Uroj qe kjo situate te ndryshoje dhe populli shqiptar te rikthehet ne rrugen e modernizimit e te jetes demokratike, per t’u bashkuar me vendet e tjera te Europes.

Ne mbyllje te kesaj hyrje te gjate, deshiroj te shtoj se studimet shkencore mbi Kanunin, pavaresisht sa te thella e te gjera jane, perfaqesojne vetem nje pjese te vogel te thesarit te madh, qe fsheh Kanuni i Maleve Shqiptare, çka sugjeron se eshte nje veper e pashtereshme, eshte nje pasuri e madhe e historise dhe e kultures shqipetare, qe shtron si detyre studimet sistematike e multidisiplinare jurdike, psikologjike, sociologjike, etike, morale, fetare- mitologjike.

STUDIMET ITALIANE MBI KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.

Kanuni ka nxitur interesin dhe te shume studiusve dhe lexuesve  italiane. Per here te pare Kanuni i Lek Dukagjinit u botua ne Itali, si veper e plote ne vitin 1941, nga Qendra e Studimeve Shqiptare e Akademise te Shkencave te Italise. Ne vitin 1997, Shtepia Botuese BESA ne Leçe, botoj “Il Kanun, le basi morale e etiche della società albanese”, ndersa ne 10 vitet e fundit studimet e botimet jane te shumta dhe pjesa me e madhe i jane dedikuar aktualizimit te fenoemnit hakmarrje – gjakmarrje, por nuk kane lene menjane dhe aspektet etiko-morale. Ne te gjitha keto studime e botime rezulton se Kanuni i Lek Dukagjinit vleresohet si Kodi i te drejtes zakonore shqiptare, ose Jus Albanicae, si permbledhja e ligjeve te shoqerise shqiptare e ne te njejten kohe dhe si kodi etiko- moral, aspekte keto, qe nuk kane qene shkruar, por qe jane transmetuar nga kohet antike, deri ne ditet tona, duke kontribuar ne veteqeverisjen e popullit shqiptare gjate gjithe historise se gjate e munduese.

Salvatore Villari ne librin “Le Consuetudini giuridiche dell’Albania” shkruan: “Kanuni eshte nje kod i te drejtes zakonore, thellesisht i mbjelle ne ndergjegjien e popullit shqiptar.

Giuseppe (Zef) Valentini, ne librin “La legge delle montagne albanesi nella relazione della missione volante” shkruan: “Me Kanun kuptohet i tere kompleksi i parimeve, i institucioneve dhe i normave tradicionale shqiptare, qe funksionojne pavaresisht nga e drejta shteterore”.

Emanuela C. Del Re ne librin “Albania punto a capo” Roma 1997, shkruan: “Duke folur per Shqiperine, se fundi do te perfundosh duke diskutuar per Kanunin”.

Patrizia Resta, ne librin “Il Kanun, le basi morale e giuridiche della società albanese”, shkruan:“Kanuni i Lek Dukagjinit permbledh ligjet dhe normat zakonore, te transmetuara gojarisht nder shekuj, qe u shnderruan ne kod, kur u mblodh dhe u shkrua nga At Shtjefen Gjeçovi, legjislatori i vertete i tradites juridike shqiptare”.

Prof Fabio Berti, ne epilogun e librit shkruan: “Kanuni mbetet ende nje mit, qe evokon diçka misterjoze dhe te panjohur, pasi ne Kanun jane ngulitur mençuria e moçme dhe irracionalizmi, aktualisht ne shume aspekte te çdukura, por nga ky liber na bejne t’i shikojme shqiptaret me nje optike tjeter, jo si nje popull i humbur e pa dinjitet, por nje popull krenar, me hsitorine e tij te gjate dhe me nje bashkesi traditash me vlera dhe jo ashtu si prezanton Gianni Amelio ne filmin e tij AmerikaPra Kanuni eshte nje veper monumentale, eshte nje pasuri e kultures dhe e te drejtes zakonore shqiptare, qe pasqyron si eshte ndertuar ne shekuj tradita shqiptare”.

Prof Franko Belli ne parathenjen e librit shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit i transmetuar gojarisht gjate shekujve, si burim i vetem i te drejtes, qe ka rregulluar jeten shoqerore te nje populli te martirizuar dhe pa ligje te tjera, u mblodh dhe u kodifikua ne fillimet e shekullit XX nga Ati Sh. Gjeçovi, madje ende mbetet i dukshem ne jeten e shoqerise shqiptare, ne menyre te veçante parimet etiko-morale, qe perbejne thelbin e Kanunit si besa, fjala e nderit, miku, vllazerimi, burrenia etj.”.

Studiuesi i apasionuar i kanunit, Donato Martucci, ne punimet e tij te shumta thekson: “Me Kanunin e  Lek Dukagjinit, Shqiperia ishte vene perballe jo vetem kodifikimit te zakoneve, qe rregullonin jeten shoqerore, por me shume kishte kodifikuar strukturen etike dhe morale. Kanuni prezantonte nje sistem interpretimi dhe vlerash te nje universi simbolik, qe i respektonin te gjithe, duke filluar nga individet, te cilet me keto vlera integroheshin ne shoqeri, ku benin pjese si anetar te saj dhe seicili i prezantuar me identitetin e vet.

LEK III DUKAGJINI, LEGJISLATORI I PARË I KANUNIT

Shekulli V (pas Krishtit) – Bazuar ne rrethana historike dhe legjendat e kohes, nje kronist i shekullit VII (pas Krishtit), shkruan se ne shekullin e V, nje tribu e Goteve, nen komanden e Duka Gentius (ose Gjini), zbriti nga Dalmacia dhe u vendos ne Shkoder. Perandori i Bizantit Teodosio II – i riu (Perandoria Romane e Lindjes), e emeroj Duka Gjinin si Sebastocrator e tij (mekembes), madje i dha dhe detyren e Magister militum per Dalmacine (pra e emeroj Gjykatesi ushtarak). Me fuqizimin e pushtetit, Duka Gjini (Gentius), pushtoj te gjitha territoret ndermjet Shkodres dhe Durresit, ku dhe pershtati ligjet dhe rregullat Gote, duke i ndaluar ligjet romane dhe rregullat lokale.

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (2)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (3)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (4)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (5)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (6)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (7)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (8)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (9)

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (10)

Please follow and like us: