Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (3)
-At Shtjefen Gjeçovi, i dokumenton në 2000 faqe të shkruara, të gjitha normat juridike dhe etiko-morale të kodit të drejtës zakonore shqiptare, të cilat deri në këtë kohë ishin të pa shkruara, por të ruajtura besnikërisht e të transmetuara gojarisht brez pas brezi . Me këtë vepër gjigandeske, At Shtjefen Gjeçovi behet legjislatori i dytë dhe dokumetuesi i Kanunit të Lek Dukagjinit-…!
– Rikujtojmë se, Kanuni i Maleve Shqiptare, apo Kanuni i Lek Dukagjinit, ishte i vetmi ndërmjet shteteve të tjera ballkanike, që funksionoj si e drejtë paralele, madje dhe mbizoteruese mbi ligjet e Pernadorisë Otomane, mbi Sheriatin dhe mbi ligjet edhe të pushtuesve të tjerë të mëvonshëm-
At Mëhill Shtjefën (Stefan) Kostandin Gjeçovi-Kryeziu, është lindur me 12 korrik 1874 në Janjeva – Kosovë, ku kreu shkollen fillore e në vazhdim u dërgua të studiojë në kolegjin Franceskan në Troshan (Lezha).
Në vitin 1888 shkoj ne Bosnia, per te kryer studimet ne liceun e filozofise ne kuvendin e Derventes ne Bania Luka e me pas ne Kresheva per studimet ne teologji, ku ndoqi dhe leksionet e Ludwik Thallóczy, mbi origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Ne vitin 1892 u shugrua prift ne urdherin e Françeskaneve. Ne vazhdim studjoi teollogji dhe drejtesi ne Universitetin e Insbrukut dhe te Lovanio. Ne 29 qershore të vitit 1896 mban meshën e parë dhe po kete vit kthehet ne Shqiperi, ku sherben si prift ne Peja, Laç Sebasta, Durres, Rrubik, Sapa, Shkoder, Thethi, Prekal, Gomsiqe, Vlora, Zyma dhe ne ishullin Zara (ishull ne bregdetin kroat, ku ndodhej nje komunitet i vjeter shqiptaresh. Ne ate kohe Zara ishte e pushtuar nga Italia).
At Shtjefen Gjeçovi, eshte nder prelatet me te shquar te kishes katolike shqiqptare, i formuar me nje kulture poliedrike. Krahas sherbimeve pasionante fetare, e predikimeve te Ungjillit, At Gjeçovi u dedikua per shume kohe dhe krekimeve shkencore ne histori, arkeologji, etnografi, ne gjuhes shqipe, madje dhe ne krijimtari letrare.
Ne te gjitha keto fusha, At Shtjefni ka shkruar dhe ka botuar artikuj e libra te shumte.
At Gjeçovi renditet ne plejaden e patrioteve, qe punuan e luftuan per pavaresine e Shqiperise. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës, nuk i a ndërruan natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në kohen kur sherbente ne Kurbin njihet me Gjin Pjetër Mark Pervizin e Skurajve, me të cilin do konsultohej shpesh për të drejtën zakonore, që vepronte n’atë krahinë. Ne kete kohe u njoh dhe me Dom Nikollë Kaçorrin. Me 1906 Gjin Pjetri organizoj kryengritjen kunder turqeve per taksat e rënda. At Gjeçovi mori pjese ne kryengritje dhe la nje dorëshkrim prej 116 faqesh, ku pershkruan kryengritjen e Kurbinit e të Krujës
At Gjeçovi bashkë me Dom Nikollë Kaçorrin, moren pjese në kuvendin historik të Dilbnishtit, me 5-7 të Gushtit 1906 ku u mblodhen pleqt e Kurbinit e të Krujës, ku Gjin Pjetër Mark Pervizi, Skuraj, Kurbini, njihet Kryeplaku i 54 pleqve dhe përfaqësues i vegjëlisë të krahinës. Në këtë kuvend aprovohet nje kanuni i veçante, i quajtur “Kanuni i Bajrakut të Kurbinit”, që përfshihet në vepren e tij në pjesën shtesë. Ky është i vetmi kanun politik, qe u formulua, per t’ia përshtatur kryengritjes, sidomos per te marr masa ndaj atyre që bashkëpunoin dhe i shërbenin turqve. Pjesmarres ne kete kryengritje, Gjeçovi është prezent dhe dëshmitar okular i “Luftës së Tallajbes” (1906), ku delegatët e Kurbinit dhe të semtit të Krujës, te thirrur për marrëveshje nga turqit, rrethohen për t’u azgjësuar, por në saj t’organizimit e te trimnisë së Gjin Pjetrit, plani turk dështoi, shqiptarët arritën të çajnë rrethimin e të shpartallojnë forcat turke.
Krahas impenjimit si udheheqes shpirteror, At Gjeçovi ishte dhe keshilltari i luftetareve te Malesise se Madhe, qe kishin organizuar kryengritjen popullore per t’u çliruar nga pushtuesit turq (1910 – 1912). Pas shpalljes së pavarasisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912, At Shtjefni kontribuon ne formimin dhe forcimin e administrates se re te prosakrijuar, qe eshte dokumentuar ne letërkëmbimin me Ismail Qemalin, kryetarin e Shtetit Shqiptare, ku shkembejne mendime mbi qeverisjen e Vaut të Dejës, sipas ligjeve të shtetit të rì shqiptar.
Krahas rolit si sherbetor i Zotit, At Gjeçovi vazhdoj te kontribuoj si keshilltar, rol qe e kreu me shume aftesi dhe dinjitet gjate luftimeve per mbrojtjen e trojeve shqiptare (Shkodres, Hotit, Grudes, Tuzit, Ulqinit, Tivarit, Plaves, Gucise) gjate luftes se pare boterore (1914 – 1918) dhe sidomos ne luften heroike per çlirimin e Vlores (1920). Ky veprim e konfliktoi me komandën e trupave italiane, të cilat e raportuan deri në Vatikan, po edhe me kryepeshkopin e Durrsit Imzot Bianki, i cili nuk i dha leje qëndrimi për ushtrimin e detyrës fetare në Vlorë.
Gjate verimtarise krijuese, At Gjeçovi ka kryer studime dhe ka botuar per jeten dhe vepren heroike te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, per shqiptaret e Italise dhe per Aleksandrin e Madh.
Nder botimet e tij vlen te veçohen studimet kulturore dhe historike si “Trashegimia pellazge na traditen e popullit shqiptar”, “Trashegimia illire ne traditen shqiptare”, “Trashegimia trako-illire”, te cilat i botoj me pseudonim “Komnen Komnina” fillimisht ne gazeten “Populli” te Shkodres e me pas ne gazeten “Hylli i Drites”.
At Gjeçovi eshte autori i tragjikokomedise “Mark Kryeqitas” (1905) dhe i dramave “Dashtunia e Atdheut” (1901) “Jeta e Shën Luçia” (1904).
Ne vitin 1910 botoi ne Shkoder librin “Agimi i qyteterimit”, qe i a dedikon At Gjergj Fishtes, nje veper me ndjenja te thella patriotizmi, e shkruar me nje stil dantesk, por lehtesisht i kuptueshem per lexuesin.
Ne aktivitetin krijues, At Gjeçovi shquhet dhe si perkthyes i disa librave te letersise boterore, ku qellimisht ka zgjedhur vepra me subjekte patriotike si dramen “Attilio Regolo” te Pietro Metastasio, historia e “Shen Antonio i Padoves” e Nikolò Dal – Gal (1912); “Virrgjeresha e Orleans ose Zhan d’Ark” (1915), etj.
At Gjeçovi ka lene dhe disa vepra ne dorëshkrim, si “Mnera e Prezës” (1902), “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave, Mojsi Golemi” (Dramë), “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit” etj. Keto dorëshkrime , aktualisht ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
At Shtjefni i u dedikua me shume pasion perkthimit te librave dedikuar jetes dhe vepres te Shen Antonio, pasi, ky shenjtor kishte lidhje me Shqiperine. Dihet se Shen Antonio, ne vitin 1222, kreu nje udhetim spiritual ne vendin tone, ku kontribuoj ne konsolidimin e besimit kristian sidomos ne zonen e Arberit, madje shume vende ku ai kaloj mbajne ende dhe sot emerin e tij si Ndoj ne Kruje, Ndoja ne Dibri (Miredita), mali i Shen Antonio (Shndoj) ne Kunavia (Martanesh), ku Shen Antonio beri dhe penitencen (lutjet per pendimin), i lidhur me zinxhira ne majen e malit, qe me pas mori emerin e tij. Gjate kohes te qendrimit ne zonat e Arberit Ai shenjteroj kishen e njohur dhe sot ne Laç, me emrin e tij Kisha e Shen Antonio (Shena Ndoji). Kur u kthye ne Itali, nga udhetimi ne trojet tona, Shen Antnio mori si kujtim nga Kruja nje fidan ulliri dhe nga Kunavia nje fidan pishe dhe i mbolli ne ishullin Dezertino te Venecies.
Ne aktivitetin e tij krijues, At Sh. Gjeçovi i u dedikua dhe arkeologjise, duke kryer gerrmime ne zonat e veriut te Shqiperise, madje me objektet e zbuluara, ngrijti nje muzeum arkeologjik ne mjediset e kishes ku sherbente. Rezultatet e kerkimeve arkelologjike, At Gjeçovi i botoj ne gazeta te ndryshme shqiptare dhe te huaja e jo vetem kaq, por ne disa artikuj ai me guxim kritikoj qeverite shqiptare e me pas dhe mbretin Zog, per konçesionet qe u kishin dhene arkeologeve te huaj, te cilet po grabisnin vlerat tona historike dhe kulturore.
Nje kontribut tjeter i At Gjeçovit eshte studimi i etnografise. Mjafton te rikujtojme mbledhjet ne popull te folklorit, te cilat i botoj ne disa libra nder te cilat rendisim: “Perralla popullore” (1903); ”Zakonet tona ne raste vdekje” (1907), “Jeta nder male” (1908); ”Rregullat dhe zakonet e marteses” (1910-1911), “Vajtimi dhe zia ne raste vdekje” (1917-1920). Shume nga studimet ne fushen e folklorit, i botoj me pseudonimin “Lkeni i Hasit”, si ne gazetat lokale, sidomos te Shkodres dhe ne revisten “Albania” te Konices, qe dilte ne Bruxelles – Belgjike. Gjate kohes qe sherbente ne Rrubik shkroi librin “Sebasti n’Arbeni apo n’Armeni”, qe e botoj ne vitin 1921.
Ne kete aktivitet te gjere e intesniv studimor dhe krijues, padyshim, kryevepra e At Shtjefen Gjeçovit mbetet “Kanun i Lek Dukagjinit”.
At Gjeçovi kishte njohuri per kodin tone zakonor, çka e nxiti te filloj mbledhjen nga pleqt mentore, qe ne vitin 1898 dhe vazhdoj sistematikisht e intensivisht per rreth 30 vjet, deri ne 13 tetor te viti 1929, diten kur mbeti i vrare nga shovinistat serbë.
At Shtjefen Gjeçovi, i dokumenton ne 2000 faqe te shkruara, te gjitha normat juridike dhe etiko-morale te kodit te drejtes zakonore shqiptare, te cilat deri ne kete kohe ishin te pa shkruara, por te ruajtura besnikerisht e te transmetuara gojarisht brez pas brezi . Me kete veper gjigandeske, At Shtjefen Gjeçovi behet legjislatori i dyte dhe dokumetuesi i Kanunit te Lek Dukagjinit.
Gjate viteve ne sherbesen si prift ne kishat e maleve shqiptare, At Gjeçovi u njoh direkt me te drejten zakonore te pa shkruar, u mahnit nga fuqia vepruese dhe pasuria kulturore, morale, etike, juridike, qe e nxiten te fillonte mbledhjen e kesaj pasurie te madhe kombetare. Gjitheçka e mori ne origjnale, ashtu si i a thane pleqtë e mençur. Duke marre pjese personalisht ne martesa, ne festa, ne ceremoni te ndryshme familjare, ose kolektive, ne pagezime, ne morte, ne biseda ne dhomat e burrave, ne diskutimet ne Kuvende, ku vendosej per te mbyllur nje konflikt, midis individash, fisesh, apo fshatrash, kur behehej nje marrevshje ndermjet fshatrash e fisesh, ne Kuvende ne raste lufte etj, At Gjeçovi konstatoj se te gjitha keto aktivitete nuk ishin spontane, perkundrazi bazoheshin ne ligje, ne rregulla, ne norma etike e morale te parashikuara e te paracaktuara nga Kanuni i Leka Dukagjinit.
I entusiazmuar nga kjo pasuri kulturore dhe historike e kanunit, At Shtjefen Gjeçovi filloj te botoj studime te veçanta per kete tradite te bukur shqiptare. Gazeta “Hylli i Drites” u be tribuna e prezantimit te pjeseve te Kanunit, te analizave shkencore te aspekteve kardinale te Kanunit.
Studimet e At Gjeçovit per Kanunin, terhoqen vemendjen e studiusve shqipatr dhe ne veçanti u mirepriten nga shume studius te huaj, qe shprehen interes te njihen me keto ligje dhe rregulla te lashta te malesoreve.
Aktiviteti i At Gjeçovit, nga na tjeter i preokupoj forcat e erreta te kohes, i shqetesoj aq shume sa nje dite vjeshte, ndersa kthehej nga Prizreni per ne Zymë, xhandaret shoviniste serbe, e vrane pas shpine ne nje pritë.
Vrasja e At Gjeçovit ishte nje humbje e madhe dhe e dhimbeshme per kombin tone, pasi e ndau nga jeta ne kulmin e punes kolosale krijuese e ne sistemimin e Kanunit te Maleve qe kishte mbledhur me aq shume dashuri e kujdes.
Kjo kryeveper e kultures dhe e historise tone nuk mund te mbetej e paperfunduar e per kete arsye, duke e ndjere nje detyrim moral e patriotik, nje grup prifterij françeskane te Dioqezes te Shkodres, i u dedikuan punes per sistemimin e doreshkrimeve voluminoze te At Shtjefen Gjeçovi. Pas tre vjet pune skrupuloze e intensive, ata arriten ta kompletojne Kanunin e ta prezantojne ne nje vellim te vetem, duke e botuar ne vitin 1933 ne Shkoder, si “Kanuni i Lek Dukagjini”, vepra postuma e At Mehill Shtjefen (Stefano) Kostantin Gjeçovi – Kryeziu.
Parathenien e Kanunit e shkroj miku i tij i madh, akademiku At Gjergj Fishta, i cili shpreh stimen dhe vleresimet per kembenguljen admiruese, kompetencen dhe profesionalitetin, ne mbledhjen, sistemimin, kategorizimin me kritere shkencore te drejtes zakonore shqiptare, te ligjeve, rregullave dhe normave etiko-morale te Kanunit te Maleve Shqiptare, i njohur si Kanuni i Lek Dukagjinit.
At Gj. Fishta shkruan: “Duke mbledhur Kanunin e Lek Dukagjinit, At Gjeçovi i ka bere nje sherbim te madh kombit tone, sepse çdo shtet deshiron te jetoje dhe te zhvillohet sipas parimeve te arsyes te qyteterimit te vertete, por ka te drejte te njohi dhe ligjet e te drejtes zakonore, qe kane rendesi ne vet vehte, por qe duhet te merren ne konsiderate ata me te miret, qe te zbatohen se bashku me ligjet e shtetit”.
Me kete kryeveper te At Sh. Gjeçovi, populli shqiptar u be dhe me i ndergjegjshem per vlerat e tij, madje dhe opinioni nderkombetar, arrijti te njohi dhe me mire dhe t’i pranoje keto vlera te trashegimise historike, kulturale e shpirterore, vlera madhore keto, qe se bashku shprehin autenticitetin e kombit shqiptar.
Vlen te theksohet se vepra dhe kontributi i At Shtjefen Gjeçovi jane vleresuar me shume nda studiues dhe analistat e huaj, madje me shume se sa nga vete shqiptaret.
Duke vleresuar nivelin shkencore dhe kontributin historik dhe kulturor te vepres “Kanuni i Lek Dukagjini”, Senati Akademik i Universitetit te Laipzig (Gjermania) i dha At Shtjefen Kostantin Gjeçovit diplomen me titullin shkencor “Doktor Honoris Causa ne Drejtesi”.
Faik Konica shkruan: “Askush nuk mund te konkuroje At Shtjefen Gjeçovi, per zgjuaresine, kompetencen shkencoore per Kanunin, qe perfaqeson nje studim intensiv e te thelle, ku ka mbledhur, sistemuar, kualifikuar dhe preantuar, gjitheçka qe kishte mbetur nga mendimi juridik shqiptar i mesjetes shqiptare, qe mendoj se i ka rrenjet shume kohe me pare se mesjeta”.
Hiresia e tij, Imezot Fan Noli shkrun: “Kanuni i Lek Dukagjinit, i mbledhur dhe i kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, në realitet perfaqeson monumentin me të rendesishem te kultures shqiptare, i lindur gjate Rilindjes Europiane dhe qe ka mbijetuar nder shekuj, duke luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit tone, me gjuhen e te cilit eshte krijuar dhe eshte shkruar”.
Eqerem Çabej, ne 1935, ne vepren “Elemente te letersise dhe te gjuhes shqipe”, nder punimet e shumta te perfshira ne antologjine e vlerave letrare, te zgjedhura per nevojat e shkolles shqiptare, rendit dhe punime te ndryshme te At Gjeçovi mes tyre dhe njeohurite per Kanunin.
Claudius Schewering (1939), profesor i Fakultetit te Drejtesise te Universitit te Münich – Gjermani, i shpreh publikisht opinionet e tij per vepren e At Gjeçovit duke theksuar: “Kanuni i At Gjeçovit eshte nje kontribut me vlera të medha, një thesar i kultures boterore”. Në vazhdim shton: “Kanuni eshte permbledhje e te drejtes zakonore dhe e shume ideve interesante, ndofta me te vjetrat ne Europe” dhe me tej “Europa, duhet ta njohë se çfare vlera te medha kulturore ruan kombi i vogël shqiptar”.
Me keto deklarime per Kanunin e Lek Dukagjinit, Schewering ka vleresuar dhe nderuar kombin shqiptar e ne veçanti autorin e tij – legislatorin e dyte At Shtjefen Gjeçovi.
At Xhiuseppe Valentini, nje nder studiuesit e njohur te albanologjise, mbledhesi i pare i shume elementeve te Kanunit, qe i dergonte ne relacionet e tij te shumta ne Venecia shkruan: “At Sh. Gjeçovi, na dha vlerat e padiskutueshme te drejtes zakonore shqiptare e kesisoj te kuptojme mentalitetin shqiptar. Pa At Gjeçovin, sot do te ishte e veshtire te imagjinojme, si ka mundur Kanuni te rregulloje te gjitha aspektet e jetes shqiptare” . Marrë ne librin e Giuseppe Valentini: “Il diritto delle comunità nella tradizione giuridica albanese”, 1956 Firenze, C. Editrice Valecchi.
Ndoc Kamsi shkruan: “At Gjeçovi eshte shrimtari patriot dhe me vlera, intelektuali i pare shqiptar, qe i dhuroj popullit tone nje veper te çmuar si Kanunin e Lek Dukagjinit, kete veper te drejtes zakonore te popullit shqiptar”.
At Fulvio Kordinjano shkruan: “At Sh Gjeçovi, me vepren e tij madhore Kanuni i Lek Dukagjinit, tregoj per vlerat historike e kulturore te popullit te lashte shqiptar”.
Giuseppe Castelletti shkruan: “Me mbledhjen e Kanunit te Lek Dukagjinit, At Sh Gjeçovi na dhuroj nje monument te kultures shqiptare”.
At Ernesto Cozzi shkruan: “Pa vepren e At Sh Gjeçovi, do te kishim mbetur me nje boshllek te madh ne historine e popullit shqiptar”.
Salvatore Villari, ne librin “Le consuetudini giuridiche dell’Albania nel Kanun di Lek Dukagjini” (Società Editrice del Libro Italiano, Roma 1940) shkruan: “Kanuni eshte permbledhje e te drejtes zakonore me te vjetrit ne Europe, qe deshmon per vlera te medha kulturore te kombit shqiptar”
Ms. Hasluck, XHiusepe Skirò dhe Witaker, shkruajne: “pas nje trashegimie te gjate gojore, qe fillon para dhe vazhdon pas pushtimit turk, me kodifikimin qe i beri At Sh Gjeçovi Kanunit, u njohem me vlerat e modelit te normave dhe me tekstin historik, qe perfshine bazat morale te shoqerise shqiptare“.
Federiko Patetta, autori i hyrjes qe paraprine botimin e pare ne gjuhen italiane te Kanunit: “Codice di Lek Dukagjini – ossia Diritto consuetudinario delle Montagne d’Albania” Roma 1941, shkruan: “Kanuni, i mbledhur nga At Shtjefen Gjeçovi, zakonet dhe ligjet, te hartuara nga populli shqiptar si norma”.
Ndrek Pjetri, duke vleresuar punen e kryer me kujdes te madh nga At Gjeçovi shkruan: “Kanuni u mblodh si kokerrat e grurit, ne nje mjedis me varferi te madhe. Kanuni ka sherbyer si ligj, menyre e jeteses te popullit shqiptar, ka qene tradita e jone juridike, qe na pasqyron ne shqiptaret dhe me fisnikerine tone si komb”.
Pandi Frasheri ne librin e tij “Famiglia albanese, fonte della civiltà Europea” shkruan: “Kur lexojme Kanunin e Lek Dukagjinit, te mbledhur e te kodifikuar nga At Sh. Gjeçovi, gjejme institucione, ligje, rregulla e zakone themeloree, qe te mrekullojne per ngjashmerine perfekte me ato te Greqise dhe Romes antike, por dhe me traktatet nderkombetare te çdo kohe, madje dhe me keto aktuale”.
Patrizia Resta, autore e parthenies te botimit te dyte ne gjuhen italiane: “Il Kanun, le basi morali e giuridiche della società albanese”, botuar nga Shtepia Botuese BESA, Lecce – 1997, shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit, eshte nje permbledhje e ligjeve te drejtes zakonore, te transmetuara gojarisht nder shekuj, por qe u be kod, vetem kur u shkrua nga At Sh. Gjeçovi, i cili eshte legjistlatori i vertete i tradites jurdike te maleve shqiptare”.
Ismail Kadare, ne nje esse e perkufizon Kanunin e Lek Dukagjinit te mbledhur nga At Sh. Gjeçovi “Jus Albanicae”. Kete konkluzion Kadare e bazon ne originalitetin, strukturen, specificitetin dhe ne vazhdimesine historike te ekzistences te kodit tone te drejtes zakonore.
Shaban Sinani, ne nje studim te dedikuar princit te perfolur Lek Dukagjini, shkruan: “Kanuni i kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, eshte nje monument i kultures dhe i historise te drejtes tradicionale te shqiptareve”.
Tonin Çobani, ne analizen e Kanunit te mbledhur nga At Gjeçovi dhe per legjislatorin e pare Lek Dukagjini, shkruan: “…. Ne periudhen 1458-1481, kur Lek Dukagjini drejtonte kuvendet dhe keshillat e pleqeve nder male, u kodifikua dhe Kanuni, qe ishte trasheguar brez pas brezi, si nje praktike gjyqesore. Sentencat jane te transmetuara gojarisht, si shprehje mentoresh, te formualuara e te shprehura nga Princi Lek Dukagjini, ne formen e sentencave juridike. Dhe pse Kanuni nuk ka qene i shkruar, ka vepruar nder shekuj ne formen e nje Common law anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga At Sh Gjeçovi, ne kapercyell te shekullit XIX ne shekullin XX“.
Mjeku japonez Kazuhiko Yamamoto (“The Ethical Structur of Homeric Society”, 2002 Fukuoka), e ka studiuar Kanunin me nje dedikim te admirueshem dhe gjate analizes te koncepteve etiko-morale si besa, nderi, buka, mikpritja, gjaku, gjakmarrja, hakmarrja etj, konstaton se “… kane nje ngajshmeri te çuditeshme me te drejten zakonore antike japoneze dhe ne veçanti me filosofine antike greke, me veprat e Platonit dhe te Aristotelit, pra me konceptet etike te shoqerise greke pa autoritet shteteror. Jo vetem kaq, por rezultojne ngjashmeri me ngjarje te pershkruara nga Homeri ne vepren e tij madhore Iliada dhe Odisea., ashtu si dhe me ngjarje te tragjedive te Eskilit dhe te Sofokliut”.
Nga ky veshtrim i pergjithshem, rezulton se Kanun eshte veper monumentale, me frymemarrje te gjere humanistik, eshte nje veper unikale shqiptare, e transmetuar nder shekuj e pa ndryshuar dhe gjithmone aktiv. Kjo kryeveper juridike dhe etiko-morale e te drejtes zakonore shqiptare, tregon qarte aftesite e popullit tone per te veteadministruar, veteorganizuar dhe veteqeverisur jeten e tij dhe per keto qellime madhore, ka perdorur eksperiencen e tij juridike, kulturen e tij, normat e veta etiko – morale, qe kane mbijetuar me te gjitha vlerat deri ne ditet e sotme, duke i treguar botes se jemi nje popull me kulture te larte e cilesore dhe jo barabarë.
Sa me shume kthehemi te veshtrojme historine e vjeter shqiptare, ne shekujt e pushtimit romak, bizantin, ne vitet e egra te pushtimit serb e me pas te atij turk, kuptohet me qarte rendesia e kanunit, forca e tij vepruese, qe ka perballuar e ka konkuruar ligjet drakoniane dhe shfrytezuese te pushtuesve, sidomos ato te perandorise otomane.
Malesoret shqiptar nder shekuj jane auto-organizuar e kane auto-administruar jeten e tyre sipas ligjeve te Kanunit e kesisoj kane autokonservuar e mbrojtur autonomine, pavaresine dhe identitetin e tyre etnik e kultural, gjuhen e bukur e te lashte shqipe, duke garantuar mbijetesen dhe identitetin tone kombetar.
Rikujtojmë se Kanuni i Maleve Shqiptare, apo Kanuni i Lek Dukagjinit, ishte i vetmi ndermjet shteteve te tjera ballkanike, që funksionoj si e drejtë paralele, madje dhe mbizoteruese mbi ligjet e Pernadorise Otomano, mbi Sheriatin dhe mbi ligjet dhe te pushtuesve te tjere te mevonshem.
Kanuni i Maleve Shqiptare, i mbledhur dhe kodifikuar nga legjislatori i dyte At Shtjefen Gjeçovi, ka arrijt deri ne ditet e sotme, sigurisht dhe me disa modifikime te diktuara nga rrethanat dhe koha, por pergjithesisht i pandyshuar, i trasmetuar besnikerisht nga tradita e jone gojore, me te vertete ne formen e “tabelave te vlerave” si thote Nietzsche, si pjese integrale e monumentale e historise e te kultures se lashte, por dhe bashkekohore shqiptare.