Albspirit

Media/News/Publishing

Tre kryeministra të BE-së shkojnë me tren në Kiev të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pritur sot kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë në një takim në Kiev.

Zelensky postoi një video dyminutëshe të takimit në kanalin e tij Telegram, duke thënë:

“Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një shenjë e fortë mbështetjeje. Ne e vlerësojmë vërtet.”

Tre liderët evropianë – të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit – udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren.

“Ne na duhet të ndalim këtë tragjedi që po ndodh në lindje, sa më shpejt që është e mundur”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përmes një postimi në Facebook, pasi njoftoi se kishin arritur në kryeqytetin ukrainas.

Kryeministri çek, Petr Fiala, tha se “qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën, për lirinë dhe pavarësinë e saj”.

Please follow and like us: