Scholz: Gjermania nuk do të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë!
Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të enjten tha se Gjermania nuk do të dërgojë forca ushtarake në luftën në Ukrainë. Ai tha se NATO nuk do të rrezikojë një përshkallëzim në luftën në Ukrainë duke ndërhyrë me forcë ushtarake, raporton CNN. “Gjermania po dërgon ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe mallra ushtarake, në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit rus”, tha Scholz. “Fati i njerëzve në Ukrainë na prek thellë. Putini sjell vuajtje të tmerrshme dhe vdekje për njerëzit në Ukrain. Ne jemi me Ukrainën”, tha Scholz pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin gjerman. Scholz shtoi se Putini mban përgjegjësinë e vetme për vdekjen e të rinjve rusë në ushtri. “Ne jemi gjithashtu të prekur nga ata shumë të rinj rusë të udhëhequr nga lidershipi i tyre që kundërshtojnë një luftë të pakuptimtë,” tha ai.