Ndryshe nga delirantët e ‘kombit kosovar’, skocezët brohorasin në Beograd: Kosova është Shqipëri
Ditën e djeshme u luajt takimi i dytë mes Crvena Zvezdës dhe Rangers për raundin çerekfinal të Europa League. Një përballje që u mbyll me shifrat 2-1 për skuadrën serbe, por janë skocezët që kalojnë në raundin tjetër pas suksesit 3-0 në takimin e parë.Një ditë përpara ndeshjes, dy tifozëritë u përleshën pranë hotelit Metropol në Beograd.
Sipas portalit Republika, konflikti ka ndodhur për shkak se skocezët kanë brohoritur “Kosova është e Shqipërisë”. Ndërsa në ditën kur po luhej takimi, një tifoz i Rangers iu drejtua disa tifozëve të Crvena Zvezdës duke iu bërë gjestin e shqiponjës.
https://twitter.com/i/status/1504396386149748739
Please follow and like us: