Albspirit

Media/News/Publishing

Bombardimet ruse i marrin jetën balerinit të njohur ukrainas

Balerini i njohur ukrainas Artyom Datsishin thuhet se ka vdekur pasi u plagos gjatë pushtimit rus.
Datsishin, i cili kishte interpretuar rolet kryesore në “Liqeni i Mjellmave”, “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e Fjetur” dhe “Romeo dhe Zhuljeta”, ndërroi jetë të enjten pasi u plagos nga bombardimet ruse javë më parë. Ai ishte 43 vjeç. Ai thuhet se po luftonte për jetën e tij prej tre javësh në spital para se të ndërronte jetë. Miku i Artyom, tha se ai u plagos në kryeqytetin e Kievit vetëm dy ditë pas fillimit të pushtimit rus. “Më 26 shkurt u qëllua nga ushtria ruse. Ai “u plagos rëndë dhe “vdiq në spital”. Nuk mund ta shpreh dhimbjen time që po më pushton.”, ka shkruai ai në rrjete sociale. Datsishin ishte një balerin kryesor me Operën Kombëtare të Ukrainës.

Please follow and like us: