Albspirit

Media/News/Publishing

Liderët botërorë propozojnë Zelenskyn për “Çmimin Nobel për Paqe”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është kthyer në një ndër emrat më të përfolur në botë pasi vendi i tij me të në krye është bërë simbol i rezistencës së luftës kundër Rusisë. Sipas medias amerikane TPZ disa liderë botërore kanë kërkuar që presidenti Zelensky të jetë një nga kandidatët për çmimin Nobel për paqe. Ky grup politikanësh evropianë i kërkoi Komitetit Norvegjez të Nobelit rihapjen e nominimeve për çmimin e Paqes për vitin 2022. Në një deklaratë politikanët shprehen… “Ne ju bëjmë thirrje me përulësi, të konsideroni: Zgjatjen dhe rihapjen e procedurës së nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar nominimin e Presidentit Zelensky dhe popullit Ukrainas”. Procesi i nominimit u mbyll më 31 janar. Çmimi Nobel për Paqe i jepet një organizate ose personi që bën më të mirën për të përmirësuar marrëdhëniet midis vendeve dhe që mbron paqen. Rreth 251 personazhe dhe 92 organe kanë aplikuar për çmimin e paqes për vitin 2022, ndërkohë që shpallja e fituesit do të bëhet në javën e parë të tetorit.

Please follow and like us: