Piero Tosi: Lutfi Alia dhe libri i tij “Bazat Patologjike të Sëmundjeve”
Nga Prof. Piero TOSI, Universiteti i Sienës – Itali
Me Lutfi Alia njihemi prej shumë vitesh. Kam ndjekur ecurinë e tij si levrues i anatomisë patolo-gjike dhe në mbrotjen e titullit doktor i shkencave mjekësore. E kam ndjekur në vazhdim dhe kam admiruar personalitetin e tij poliedrik, shpirtin e dashuruar me bukurinë e disiplinës tonë, në kuptimin si përsosmëri dhe guidë e brendëshme. Dëshiroj të theksoj, se për Alia, anatomia patologjike është një lloj filli udhëheqës, ku ndërthuren në harmoni kurioziteti për të hulumtuar dhe guximi profesional, për t’i lidhur shenjat klinike të sëmundjeve, me dëmtimet morfologjike në inde dhe organe.
Dhe ja u ndodha përballë kësaj vepre imponente, që Alia më kërkoi ta prezantoj me këtë parathënie.
Për mua është kënaqësi dhe nder, jo vetëm për stimën që kam për Lutfi Alia si person dhe studiues, por dhe për vlerat e kësaj vepre voluminoze, për faktin se shpreh punën dhe mundimin e një personi të vetëm, të konkretizuara në këtë tekst, të shkruar me entusiazëm, me këmbëngulje, me thjeshtësi dhe thellësi, ashtu si Lutfiu i thur bukur dhe poezitë.
Në këtë tekst, janë trajtuar me kompetencë të admirueshme sistemet e organeve, ku janë prezantuar në sintezë të lavdërushme progresi nga anatomiapatologjike klasike, në patologjitë molekulare bashkë-kohore e kësisoj autori ka treguar, se nuk ka dikotomi ndërmjet reperteve morfologjike të përshkruara nga mjeshtërit tanë pararendës, me hulumtimet e sotme subqelizore dhe molekulare, ku morfologjia tradizionale nuk arrijti të depërtoi.
Unë besoj, se studentët e ditëve të sotme, kanë nevojë të mësojnë e të rimësojnë, pra të kategorizojnë jo vetëm nocionet e përgjithëshme profesionale, që si dihet, çdo ditë që kalon vjetërohen e humbin, si shkrihen retë e brishta, por ata duhet të përvetësojnë aspektet llogjike dhe bazat patologjike të sëmun-djeve, që përshkruhen të plota në çdo kapitull të këtij teksti. Ështe e pamundur të dihen të gjitha çfarë shkruhen, por është e domozdoshëme, që studenti t’i njohi sëmundjet kryesore dhe argumentat thelbë-sore rreth dëmtimeve bazale të sëmundjeve, që i studion shkenca e anatomisë patologjike.
Rikujtojmë se mjeku, gjatë ushtrimit të profesionit, ballafaqohet me një mori sëmundjesh, shumica të shpeshta, disa janë problematike, por mund të ndeshen dhe me sëmundje shumë të rralla, të cilat dhe për një të sëmurë të vetëm, janë me rëndësi jetësore, andaj mjeku duhet t’i njohi.
Pikërisht duke u njohur me tematikën e gjërë të anatomisë patologjike, do të ndihmohen studentët të ndërtojnë metodën e studimit.
Vëllimi Bazat Patologjike të Sëmundjeve, është prezantuar me hollësira dhe me impostim modern, duke ruajtur kufijt dhe përmasat, që dikton një tekst universitar me njohuritë bazë për studentët, por duke dhënë informacione të dobishme dhe për mjekun e përgjithshëm, për mjekun specialist edhe për ata, që do të zgjedhin të studjojnë dhe të ushtrojnë gjatë gjithë jetës profesionin e anatomopatologut.
Ikonografia e pasur dhe bibliografia e gjërë që ilustron kapitujt, i ofron lexuesit ballafaqimin e tek-stit, me imazhet e shumta e cilësore, duke treguar drejtimet, ku duhet të thellohen shkencërisht.
I uroj Lutfi Alia vlerësime, sepse mundimi i tij, sinteza e klasikes dhe modernes në këtë vëllim,meritojnë të mirëpriten me entusiazëm.
Siena 23. 02. 2019
________
Prof. Piero TOSI
Università degli Studi di Siena – Italia
Conosco Lutfi Alia da molti anni. Ne ho seguito il percorso di cultore dell’anatomia patologica fino al conseguimento del dottorato di ricerca. Ma anche successivamente ho provato ammirazione per la sua poliedrica personalità di amante della bellezza e insieme della nostra disciplina: nel senso del bello come compiutezza e guida interiore.
Vorrei dire che l’anatomia patologica è stata ed è per Alia una sorta di filo conduttore, nella curiosità di conoscere e nell’ardire soddisfatto di collegare sintomi e segni clinici con le lesioni morfologica-mente rilevabili.
Ebbene, ora mi trovo di fronte a quest’opera imponente che Alia mi ha chiesto di presentare.
È un piacere e un onore, non solo per la stima che ho dell’uomo e dello studioso, e non solo per il grande valore dell’opera, ma anche perché il volume esprime sì l’immensa fatica di un uomo solo, ma insieme vola sulla concretezza, quasi come Alia fa nel comporre terzine poetiche, con entusiasmo e rigore, con semplicità e profondità.
Il volume tratta con ammirevole completezza tutti gli apparati, operando una lodevole sintesi fra l’anatomia patologica classica e la patologia molecolare, dimostrando così che non c’è dicotomia fra il reperto morfologico descritto dai nostri antichi maestri e l’indagine subcellulare tesa a capire ciò che la morfologia tradizionale non riesce a penetrare.
Oggi, io credo, lo studente ha bisogno di reimparare ad imparare e quindi di una categorizzazione non tanto delle nozioni, che sfumano nei giorni come nubi fragili, quanto delle sequenze logiche che sottendono alla conoscenza dei capitoli.
E’ impensabile sapere tutto, ma è indispensabile sapere l’essenziale di ogni argomento, perché i casi che si presentano al medico, anche se diversi per frequenza, non escludono ciò che è più raro e che per il singolo paziente è vitale che il medico conosca.
Ecco allora che, solo ordinando i temi del vastissimo scibile dell’Anatomia Patologica, è possibile aiutare lo studente a costruirsi il proprio metodo di imparare.
Questo fa il volume “Le Basi Patologiche delle Malattie”, presentato con una dettagliata sinossi, impostata modernamente, che reputo, nei limiti che ogni opera umana intrinsecamente ha, utilissima allo studente, allo specializzando e anche a chi deve, per la natura stessa della disciplina che ha scelto di coltivare e di applicare, continuare ad apprendere l’Anatomia Patologica lungo tutta la vita.
La ricca iconografia e l’ampia bibliografia corredano i capitoli, consentendo il confronto fra testo ed immagini da una parte, lasciando indicazioni per l’approfondimento dall’altra.
Auguro a Lufti Alia tutto l’apprezzamento che la sua fatica, sintesi di classico e di moderno, merita, e al volume una entusiastica accoglienza.
Siena 23. 02. 2019