Zv.kryeministrja ukrainase: Gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë nga forcat ruse
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka tronditur me derklaratën e saj teksa ka akuzuar drejtëpërdrejtë Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit. Gjatë fjalës së saj në një emision televiziv Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”. Stefanishyna tha gjithashtu se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe tha se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë. Por ajo u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do të kërkojë të akuzojë trupat ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë. Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe” e vendit në diskutime.