Albspirit

Media/News/Publishing

Joseph Borrel: Sulmi mbi Mariupol është krim masiv lufte

“Ky është krim lufte, ajo që po ndodh në Mariupol është krim masiv lufte. Ky qytet ka për t’u shkatërruar krejtësisht; njerëzit po vdesin atje, po i vrasin të gjithë”. Kryediplomati i Bashkimit Europian, Joseph Borrel e theksoi fort e qartë sesi e sheh bota atë që po ndodh në qytetin port ukrainas të Mariupolit, të bombarduar pa pushim nga forcat ruse. Për shefin e politikes së jashtme të BE-së, ky është krim i pastër lufte. Mariupoli është i rrethuar prej javësh dhe gjendja e banorëve të tij, është e dëshpëruar. Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të bllokut u mblodhën për të diskutuar luftën e Ukrainës. Europa nuk duhet kurrsesi të japë përshtypjen se po lodhet nga e gjithë kjo situatë, apo se po lodhet nga sanksionimi i Rusisë tha ministri i jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.

“Ne nuk duhet të ulemi e të pushojmë. Do flasim për sanksionet, është e “pashmangshme” biseda për sektorin e energjisë. Duhet të diskutojmë patjetër për naftën, sepse përmes saj sigurohen më së shumti të ardhura në buxhetin e Rusisë“.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock i bëri jehonë dhe ajo komenteve të Borrell.

Në fund, gjykatat do të jenë ato që do të vendosin, por këto janë qartazi krime lufte, dhe ne si BE, e i gjithë komuniteti botëror duhet ta izolojmë këtë regjim“.

Ministrat do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe vendosjen ose jo të sanksioneve të reja të cilat do të kenë në shenjestër sektorët rusë të gazit dhe naftës, përpoas masave të tjera ndëshkuese ekonomike të marra tashmë.

Please follow and like us: