Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: UJËVARA E MIRUSHËS

 

 

 

 

Njëherë, në një kohë, ekzistonte një perandor i njohur, nisa të lidhesha me trokëllimën e autobusit dhe me fijet e  gojëdhënës së përrallës. Perandori i hapësirës shqiptare kishte pasuri të madhe, kishte shumë fëmijë, mbi të gjitha kishte dituri të madhe. Si një familje e madhe në numër, me shumë fëmijë, Perandori kishte dhe një vajzë që të emëruar Rica. Vajza e perandorit kishte një bukuri marramendëse. Rica rritej dhe edukohej në një frymë shumë të mirë familjare. Pranë shtëpisë së perandorit ishte një ujëvarë. Çdo ditë Rica, shkonte dhe lahej në ujin e pastër. Pothuajse të gjithë njerëzit që e shikonin, habiteshin nga bukuria dhe sjelljet e vogëlushes. Dhe çdo herë që shihnin vajzën lozonjare duke u larë në ujëvarë, thoshin: u la rica–u la rica. Ujëvara e ularicës, e mori emrin pikërisht nga Vajza e Perandorit, nga Rica. Ndërsa, sot kjo ujëvarë ka emrin Mirusha dhe ndodhet në fshatin Llapçevë të Malishevës.

Zbrita nga autobusi me vajzën time të vogël dhe morëm udhë për te miku i vjetër me të cilin do të shtrojmë pa vonuar drekë të begatë. Të buzëqeshur e të lumtur u ulëm pranë njëri tjetrit në një tryezë plot me të ngrëna e të pira,  të llojllojshme.

-Kjo trevë qenka mjaft e begatë me të gjitha,- tha e lumtur vogëlushja.

-Kosovën të tillë e kemi, -tha gruaja e mikut.

-Veç dhe njerëzit shquhen për punë të mbarë,- tha miku.

-Tashmë, nuk do të humbim kohë, më  shumë. Do të dalim t’i vizitojmë Ujëvarat e Mirushës,- fola unë ndërsa laja duart me kujdes dhe e shikoja vajzën time të buzëqeshur.

-Do të doja dhe unë t’i shikoja Ujëvarat, – ndërhyri Dea e sytë i shkrepnin vetëtima të lumturisë. Buzëqeshte.

-Ujëvarat janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike, – fliste miku ndërsa ecnim dhe shikonim me vëmendje Ujëvarat. – Kjo, zonë i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, ndërsa rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”. Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon dymbëdhjetë ujëvara dhe gjashtëmbëdhjetë liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik. Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës.

Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit  janë  gjashtëmbëdhjetë liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.

-E harrove ta cekësh, – ndërhyri Dea, – pjesën kryesore të rrjedhës, ujëvarat!

-Nuk i harrova, veç nuk desha t’i përsëris…

Dea buzëqeshi dhe sytë i iku te ujëvarat.

-Në Monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë janë “Ujëvarat e Mirushës”, ndërsa në distancë rreth treqind metra, nga Liqenet e Kanionit Mirusha, nuk lejohet ndërtimi i asgjësë!

-E  është ndërtuar një objekt hotelier me material të fortë, i cili bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së natyrës. Investitori nuk posedon mendim profesional dhe leje ndërtimi nga organet përgjegjëse, – thotë  zonja e shtëpisë ku qëndruam për disa orë.

-Ujëvarat e Mirushës, -ndërhyn miku, – veçohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, për këtë shkak synohet që kjo zonë të mbrohet nga ndikimet e jashtme, të shfrytëzohet në mënyrë racionale si dhe të ketë zhvillim të turizmit të qëndrueshëm…

Në ndarje nga miqtë, ndërsa po e prisnim autobusin Dea, më shikoi e tha.

-Tërë kohën  jetoja në një përrallë.

– Lumi i Mirusha buron në perëndim të maleve të Carralevës. Në pjesën e epërme deri në Malishevë njihet me emrin Lumi i Banjës. Është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës. Ai në pjesën përfundimtare të rrjedhës kalon nëpër një grykë, e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha. Monumenti Natyror i Mirushës gjendet në të dy anët e rrjedhës së lumit, prej  fillimit të  kanionit deri gati në derdhjen e tij në lumin Drini i Bardhë.

–   Tërë kohën përgjatë ecjes më ndiqte silueta e rrjedhës.

-E tëra të ka pëlqyer shumë dhe të ka ngjar ëkjo. Natyrisht, të kan djekur hija e errët e diçkaje që del mbi një fushë të bardhë a të ndritur; vijat anësore të diçkaje që duket nga larg jo shumë qartë. Siç të zgjohet ta zëmë silueta e anijes, apo siluetat e rojave, apo silueta e një godine të madhe. Silueta është vizatim i bërë vetëm me një ngjyrë, që paraqet vijat anësore të dikujt a të diçkaje, siç është silueta e një vajze, e cila e vizaton një siluetë…

-Ja, babai, po afrohet autobusi…

-Bëhu gati të largohemi me të…

-Do të dëshiroja sa më parë ta vizitonim prapë këtë mrekulli të natyrës.

–Jo vetëm ti, zemër!

 

Please follow and like us: