Agresioni rus në Ukrainë – Dita 27
Presidenti amerikan, Joe Biden, të hënën ka deklaruar se akuzat e rreme të Rusisë se Kievi ka armë biologjike dhe kimike, tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin po mendon t`i përdorë ato vetë në luftën kundër Ukrainës dhe SHBA-së.
12:19/Ukraina i kërkon Rusisë lejimin e furnizimit me ndihma
Zëvendës kryeministrja e Ukrainës ka kërkuar nga Rusia që të lejojë furnizimet me ndihma humanitare në Mariupol dhe t’i lejojë civilët që të evakuohen nga qyteti i rrethuar. “Ne kërkojmë hapjen e korridoreve humanitare për civilët”, ka thënë Iryna Vereshchuk. Vereshchuk gjithashtu tha se trupat ruse kanë penguar furnizimet e ndihmave për të arritur në qytetin jugor të Khersonit, i cili është kapur nga forcat ruse në fillim të marsit.
12:07/Ukraina akuzon Rusinë për deportim të dhunshëm të më shumë se 2,000 fëmijëve
Forcat ruse kanë deportuar dhunshëm 2,389 fëmijë nga Donetsku dhe Luhansku në Ukrainë, thotë Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme. “Veprime të tilla janë shkelje të rënda të ligjeve ndërkombëtare, në veçanti të ligjit humanitar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë janë evakuuar nga këto krahina dhe se ata janë larguar sipas vullnetit të lirë. UNICEF-i ka ngritur shqetësime lidhur me këto raportime, por ka theksuar se nuk ka arritur t’i konfirmojë këto pretendime në mënyrë të pavarur.
11:53/Zelensky flet me Papën
Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky ka folur me Papa Françeskun dhe i ka sugjeruar Vatikanit që të luajë një rol si ndërmjetësues për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Në një postim në Tweeter, Zelensky tha se ai i ka treguar Papës për “situatën e rëndë” dhe se si korridoret humanitare po bllokohen nga trupat ruse. Zelensky shtoi se kontributi i Papës për t’i dhënë fund luftës do të vlerësohej.
Talked to @Pontifex. Told His Holiness about the difficult humanitarian situation and the blocking of rescue corridors by Russian troops. The mediating role of the Holy See in ending human suffering would be appreciated. Thanked for the prayers for Ukraine and peace. pic.twitter.com/wj4hmrTRGd
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2022
11:45/Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Ukraina
Më shumë se 3.5 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina, sipas shifrave të fundit nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Sipas të dhëave, 3,532,756 refugjatë kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Agjencia njoftoi se ka rritur furnizimet me batanije termike, ushqime të nxehta dhe me tenda përgjatë kufirit me Ukrainën, me fokus të veçantë në kufirin me Poloninë, në kohën kur temperaturat janë mjaft të ulëta.
11:22/Ukraina: Më shumë se 15 mijë trupa ruse të vrarë
Rreth 15,300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka thënë Ministria ukrainase e Mbrojtjes. Ministria gjithashtu përmend 509 tanke, 1,556 mjete luftarake të blinduara dhe 252 sisteme të artilerisë në mesin e humbjeve ruse, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt. Rusia, që nga fillimi i luftës, vetëm një herë ka treguar për shifrat e humbjeve. Sipas palës ruse, deri më 2 mars Rusia ka pësuar 498 vdekje të trupave. Në anën tjetër, SHBA ka vlerësuar se 7 mijë trupa ruse janë vrarë në konflikt.
11:10/Fabrika ruse e tankeve suspendon punën
Ushtria ukrainase ka raportuar se një kompani ruse që prodhon dhe riparon tanke ka suspenduar punën, në objektin që ndodhet në rajonin qendror rus të Chelyabinsk, për shkak të mungesës së pjesëve të importuara. Në një postim, Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftojnë se prodhuesi Uralvagonzavod ka pauzuar prodhimin në fabrikë, për shkak të “mungesës së faturave për pjesët e huaja”. Sipas tyre, ky prodhues vazhdimisht përdorë pjesë Perëndimore në prodhim.
10:13/Më shumë se 1,000 ndërtesa janë shkatërruar në Kharkiv
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave në Ukrainë kanë thënë se më shumë se 1,000 ndërtesa janë shkatërruar në qyetin Kharkiv nga sulmet ruse. Shumica prej tyre janë ndërtesa banimi. Forcat ruse vazhdimisht, për më shumë se tri javë, kanë bombarduar Kharkivin, i cili ndodhet vetëm 50 km larg kufirit me Rusinë. Të paktën 500 civilë janë vrarë atje, sipas zyrtarëve ukrainas.
10:06/Ukraina: Trupat ruse kanë municion vetëm edhe për tri ditë
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rezerva të municionit dhe ushqimit, të cilat nuk mund të zgjasin më shumë se tri ditë. Në 24 orët e fundit, Forccat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë pajisje ruse – një aeroplan, gjashtë mjete ajrore pa pilot dhe dy helikopterë. Po ashtu, në njoftim thuhet se forcat ukrainase janë mbrojtur në 13 sulme dhe kanë shkatërruar 14 tanke ruse.
09:46/Dy të vrarë e tre të lënduar nga sulmetm ruse
Sulmet ruse kanë lënë të vrarë dy persona dhe tre të tjerë të plagosur në qytetin Lysychansk, në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, sipas zyrtarëve lokalë, raporton Al Jazeera. Tetë njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara prej bombardimeve, ka thënë Serhiy Hayday në një postim. Bombardimet kanë goditur edhe një spital për fëmijë, duke vënë zjarr në ndërtesë, ka shtuar ai. “Kafshët ruse kanë hapur zjarr në një spital fëmijësh në qytetin Severodonetsk, por fatmirësisht të gjithë pacientët, nënat e tyre dhe personeli mjekësor janë evakuuar”, tha ai.
09: 35/“Fëmijët po vdesin nga dehidrimi” në Mariupol
Viktoria, një 27 vjeçare që arriti të ikë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, tregoi për BBC-në se si ka lënë familjen pas dhe ka ikur në një fshat rreth 20 km larg qytetit. “Qyteti është tërësisht i shkatërruar”, tha ajo, duke iu dridhur zëri kur përshkruan bombardimet e përditshme nga rusët. “Njerëzit qëndrojnë në bodrume, po as aty nuk është sigurt”. “Tre fëmijë që unë i njoh kanë vdekur nga dehidrimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidrimi në qytetin tim. Tash ata po vdesin për bukë”, ka thënë Viktoria. Ajo tregoi se e ka pasur të pamundur që t’i marrë familjarët nga Mariupoli. “Do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem t’i marrë familjarët e mijë. Mariupol është jeta ime”, ka thënë Viktoria.
09:17/Fermerët ukrainas vazhdojnë punën
Fermerët ukrainas vazhdojnë të punojnë për të ushqyer popullin, pavarësisht luftës që po zhvillohet atje. Pavarësisht luftimeve, fermerët vazhdojnë të punojnë shumë për të siguruar që ata të prodhojnë ushqim për të ushqyer vendin. Serhiy Vakhnyuk, fermer nga Ukraina, thotë se jeta vazhdon. Viçat lindin… Qumështi nxirret… Ushtria ka betejën e tyre, fermerët kanë gjithashtu punën e tyre dhe duhet ushqyer ushtarët dhe kombin ukrainas. Sipas tij, kur filloi lufta, Ukraina filloi të mobilizonte shumë njerëz në kazermat ushtarake. Më pas fermerët iu drejtuan Ministrisë së Bujqësisë. Që tani e tutje, njerëz që punojnë në sektorin e bujqësisë, si veterinerë apo persona që merren me fidane, ushtria nuk do t’i marrë në rradhët e saj për 8 muaj. Fermeri Vakhnyuk tregon se kanë pothuajse 500 ton misër pas. Kanë shumë probleme. Portet detare që lejojnë eksportin janë mbyllur. Asnjë transaksion nuk bëhet. “Ne nuk shesim drithërat tona. Por, ne duhet të blejmë produkte për të vazhduar punën. Çekuilibri financiar është kritik. Kemi mungesë të madhe likuiditeti”, tha fermeri Vakhnyuk.
09:07/Biden i kundërpërgjigjet akuzave të Moskës
Presidenti amerikan, Joe Biden, të hënën ka deklaruar se akuzat e rreme të Rusisë se Kievi ka armë biologjike dhe kimike, tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin po mendon t’i përdorë ato vetë në luftën kundër Ukrainës dhe SHBA-së. Akuzat e rreme të Rusisë se Kievi ka armë biologjike dhe kimike ilustrojnë se presidenti rus Vladimir Putin po mendon t’i përdorë ato vetë në luftën kundër Ukrainës dhe SHBA-së, ka deklaruar Presidenti Joe Biden të hënën, pa përmendur prova. “I mbështetur për muri, Putin tani flet për flet me akuza të reja false duke pohuar se ne amerikanët kemi armë biologjike dhe kimike në Evropë, kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Biden në një ngjarje të Tryezës së Rrumbullakët të Biznesit. “Ata po sugjerojnë gjithashtu se Ukraina ka armë biologjike dhe kimike në Ukrainë. Kjo është një shenjë e qartë se ai po konsideron përdorimin e të dyjave”. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të mediave për koment. Biden tha gjithashtu se Rusia përdori një raketë hipersonike për të shkatërruar një depo armësh të shtunën “sepse kjo është e vetmja gjë që ata mund të kalojnë me siguri absolute”. Vërejtjet e Bidenit u bënë jehonë komenteve të mëparshme nga zyrtarët në Uashington dhe vendet aleate, të cilët kanë akuzuar Rusinë për përhapjen e një pretendimi të paprovuar se Ukraina kishte një program armësh biologjike si një alibi e rreme për të nisur potencialisht sulmet e veta biologjike ose kimike.