Mimoza Bici: Po çelin kumbullat…
Po çelin kumbullat e bukura ime
pjeshkët, qershitë
Ty akoma s’të ka ngrohur dielli
trembur sytë e zinj
Dhe në djalli qofsha unë
eja pak në krahët e mi
sa të rritesh shoqesh të tjera
ndezur ngjyrash xhelozit’
Eja rritu edhe pak
Oh sa pak edhe pak
Do shpërthesh degësh shijim
duke rënë krahëve të mi
do ikësh porsi era
kësaj jete s’gjen qetësi.
Kush të gëzon
sa pranverën po harron!
Mos u tremb e bukura ime
çelën lulet syve të mi
ti nuk je
strukur diku
më thuaj ku?
Malli im u bë qiell
yje petalet e tua
Po dashuroj hënën për ty
Kushedi do çelesh ëndrrave
pas meje tinëz vrapuar.
Po çelin kumbullat e bukura ime
pjeshkët, qershitë
Ti nuk je
strukur diku
më thuaj ku?
(mimozabici@ “Po çelin kumbullat – Silvit” poezi, Tiranë , mars 2022).
Please follow and like us: