Nurie Emrullai: Poezia
Poezia nuk e duron gjuhën e egër. As urrejtjen! As mburrjen!
Poezia nuk e duron përemrin vetor UNË.
Poezia është ajër, dritë, tokë.
Poezia nuk përket.
Poezia rrugëton si gjaku, poezia frymon erë lulesh.
Poezia ekziston për të të mbushur ato të çara shpirti.
Poezia është fisnike.
Please follow and like us: