Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia heq dorë nga traktati i paqes me Japoninë

Rusia njoftoi heqjen dorë nga bisedimet me Japoninë për të nënshkruar një traktat formal paqeje sepse Japonia i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Ata nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore. Ata shtrihen në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido dhe u pushtuan nga forcat sovjetike në 1945. Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ky vendim ngrin diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe ndalon vizitat në to pa viza nga qytetarët japonezë. “E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një kurs anti-rus”, tha ministria.

Please follow and like us: