Albspirit

Media/News/Publishing

Sislej Xhafa, anëtar nderi i Akademisë së Arteve të Bukura në Firence

Në djepin e kulturës italiane, në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të vitit të 238-të akademik. Gjatë aktiviteti artisti shqiptar Sislej Xhafa u nderua me titullin “Akademik nderi” me motivacionin: “Për kontributin përmes artit në kërkimin mbi simbolet, the kulturat, imagjinarët kolektivë në një tension për t’u kapërcyer konflikte të të gjitha llojeve. Në vitin akademik 2021/2022, Akademia e Arteve të Bukura e Firences i jep titullin Akademik Nderi Sislej Xhafa të shoqëruar me medaljen që Maria Luisa të Austrisë nga gdhendësin Giovanni Antonio Santarelli në fillim të viteve 1800”. Në ceremoni ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, Presidenti i Akademisë së Arteve të Bukura Carlo Sisi, Profesoret Serena Conti dhe Susanna Ragionieri, Drejtori Claudio Rocca, Presidenti i Rajonit të Toskanës, z. Eugenio Giani, si dhe autoritet vendore të Komunës së Firences. Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral Kosovë-Itali, duke u ndalur në veçanti në fushën e shkëmbimeve akademike dhe arsimit, ku prezantoi me mirënjohje dhe krenari artistin tonë të mirënjohur ndërkombtarisht, ish-studentin nga Kosova të kësaj Akademie pretigjoze, shumë të çmuari tonë Sislej Xhafa. Sislej Xhafa, gjatë karrierës së tij të gjatë artistike, me veprat, kontributin dhe interpretimet e tij, është dalluar gjithnjë për një stil unik dhe të veçantë, duke trajtuar gjithmonë çështjet sociale dhe politike me një ironi të hollë dhe aftësi të rrallë.