Ann Linde: Suedia mbështet kauzën e Ukrainës
“Ne e dimë se sa e rëndësishme është që Ukraina të ndiejë mbështetjen e botës së jashtme”, tha ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, gazetarëve në rrugë për në Parlament, përpara fjalimit të presidentit Zelenskyj.
Është një demonstrim solidariteti me Ukrainën që shpresoj se do të arrijë në Ukrainë. E gjithë qeveria dhe i gjithë Kuvendi suedez mbështesin kauzën e Ukrainës.
“Ne e dimë se sa e rëndësishme është që Ukraina të ndiejë mbështetjen e botës së jashtme”, tha ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, gazetarëve në rrugën e tyre për në Parlament, përpara fjalimit të presidentit Zelenskyj.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë kritikon ashpër veprimet e Rusisë.
“Ata hyjnë qëllimisht për të bombarduar infrastrukturën civile, që është një krim lufte”, delaroi ajo.
Më tej ajo foli pë kryetarin e Ukrainës, Volodimir Zelenskyj, për kërkesën e tij për mbylljen e hapësirës ajrore, si dhe për përshpejtimn e aplikimit për në BE.
“ Këtë e ka bërë edhe në raste të mëparshme. Zelenskyj e di se çfarë dëshiron dhe ne pjesërisht kemi dhënë përgjigje dje, tha Ann Linde për mediet skandinave, transmeton RTKLive.
Tutje, Anne Linde shtoi se presidenti Zelenskyj ka shtruar kërkesa edhe për shtim të pajisjeve ushtarake.
“Tani, me lajmet që erdhën dje me të shtëna të reja të blinduara dhe pastrimin e minave, ne kemi mbi një miliard në mbështetje, qoftë në para ose në material për Ukrainën. Dje isha në kontakt me kolegun tim ukrainas, i cili ishte shumë i kënaqur me këtë. Ai u bën thirrje të gjitha vendeve dhe BE-së që të vazhdojnë me mbështetjen ushtarake”, shtoi ajo./rtklive