SHBA përfshin në sanksione mbi 300 anëtarë të Dumës ruse
Sanksionet e reja amerikane kanë përfshirë edhe mbi 300 deputetë të Parlamentit rus.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin sot sanksione të reja ndaj më shumë se 300 deputetëve të Parlamentit rus dhe më shumë se 40 kompanive ruse të mbrojtjes.
CNN citon zyrtarë brenda administratës amerikane që konfirmojnë se Bashkimi Evropian dhe Grupi i 7 vendeve më të industrializuara do të shpallin gjithashtu një iniciativë të re për evazion sanksionesh e projektuar për të parandaluar shmangien e sanksioneve.
Please follow and like us: