Xhoi Jakaj: Politikanët shqiptarë dhe Madeleine Albright!
Politikanen e ke nderuar për së gjalli ose kur ikën nga kjo botë nëse modelin e saj të mirë e ke përqafuar dhe aplikuar për vendin tënd.
Si ka mundësi që nuk ka asnjë politikan apo politikane t’i ngjajë sado pak Madeleine Albright?
•Pse të gjithë politikanët në Shqipëri hyjnë në politikë me një jetë normale e pas ca vitesh ata kanë diferenca të mëdha me elektoratin e tyre, duke filluar nga veshjet super të shtrenjta, makinat luksoze, numrin e madh të shtëpive në mal dhe në det?
-Sepse përdor votën që i dha elektorati për t’i shërbyer luksit personal dhe familjes së tij e jo popullit, vendit, apo të ardhmes!
•Pse në Shqipëri politika zhvatëse, shprishi sistemin arsimor, shëndetësinë dhe kulturën?
-Sepse fëmijët e familjarët e tyre, arsimohen dhe kurohen në universitetet apo spitalet më të kushtueshme në gjithë botën!
•Pse në Shqipëri një politikan apo politikane sapo vë këmbën në politikë dhe siguron një mandat deputeti, nuk është më ai personi që shkrihet me masën e përpiqet të ndërtojë ura lidhëse si edhe ligje e negociata me qeverinë për të mbështetur elektoratin që i dha votën, por fle gjumë sapo siguron rrogën dhe ofiqet që i sjell mandati?
-Sepse në Parlament hyjnë personazhe pa pikën e vlerës për të ardhmen e vendit, thjesht qylxhinj që u servilosen kryetarëve!
•Ja pra pse të rinjtë në këtë vend ikin, ose bien pre e droges apo shfrytëzimit nga tutorë të ndryshëm!
• Në Shqipëri 45% e votuesit e ka braktisur politkën dhe përpiqet të mbijetojë me mjetet rrethanore duke siguruar një mbijetese me punën e tyre sfilitëse!
-Sepse politika në Shqipëri nuk prodhoi modele të tillë në 30 vite demokraci, nuk ndërtuan e as nuk servirën një tip politikani ku udhëhiqet nga dija, kultura, ndershmëria, virtyti, aftësia për t’u bërë bindës në ato që predikon?
-Por i kanë ndërtuar politikat në partitë e tyre me njerëz servilë, matrapazë, lepirës, zhvatës, hajdutë, gënjeshtarë, të tjetërsueshëm, por asesi me burra apo gra shtetarë/e të denjë në shërbim të perspektivës së vendit e popullit tyre që i respektoi duke u dhënë votën për një mandat 4- vjecar në tempullin e ligjeve!