Petro Lati: Ta gëzosh bregdetin Gazi… pushka top!
Të nderuar miq!
Uroni Gazmend Pajën për profilin e tij si një biznesmen i përsosur, që s’e kemi ditur më parë!
Gazi po dëshmon një nuhatje të rrallë për të përfituar në këto kohë, kur opozita është e kapur për leshra, kur lufta nuk është edhe aq larg, kur njerëzit e thjeshtë po flasin me veten…
Të lumtë Gazi… ti e di që arti të bën të njohur, por biznesi të bën të fuqishëm…
Në këtë kohë tallava, duket që ke punuar prej vitesh, në heshtje, me miq, mbështetje politike, a ku ta di unë dhe arrite të marrësh (!) në bregdetin e Himarës 130.000 metra katror…
130.000 metra katror!
Na thua se kjo hapësirë nuk është e shtetit, atëhere mbetet të jetë e himariotëve që gdhihen e ngrysen gjyqeve, kadastrave, sherreve dhe konlikteve të papara… por që realisht janë lënë me gisht në gojë.
Si ke mundur t’ua marrësh atyre Gaz!
Çuditërisht për ti, gjërat paskan kanë qenë të thjeshta… pa telashe!
Tregoju edhe himariotëve përvojën tënde të çmuar; kushedi mbase marrin një copë gur… sa për të thënë “Himara e himariotëve”!
Dëgjova se ata të opozitës qenkan shqetësuar… e paskan serozisht!
Po kush e gatoi çorbën dhe vjedhjen, kush u mohoi të drejtën e pronës shqiptarëve në vitin 1992 dhe më pas?!
Ta gëzosh bregdetin Gazi… pushka top!
Please follow and like us: