Albspirit

Media/News/Publishing

Protesta antihebre dhe antiperëndimore në Beograd, i pranishëm edhe Vuçiç i ‘Ballkanit të hapur’

Digju në Ferr Albright”. Kjo ishte parulla nga ceremonia-protestë në rastin e 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Beograd, që ishin si një paralajmërim për ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë mbi popullsinë shqiptare. Pikërisht kjo pankartë i dedikohet ish-sekretares së shtetit Madeleine Albright, e cila një ditë më parë u nda nga jeta. Ajo ishte sekretare amerikane e Shtetit në kohën kur NATO nisi bombardimet mbi Beograd.

Vuçic organizoi një ceremoni duke thirrur edhe presidentin serb të Bosnjes, Dodik, ndërsa një fjalim fetar mbajti edhe patriarku Profije.

Eventi i Ditës së Përkujtimit u mbajt në Sheshin e Luftëtarëve Serbë dhe në të marrin pjesë drejtuesit shtetërore e Serbisë, por edhe anëtari serb i Presidencës së BeH Milorad Dodik dhe presidentja e Republikës së Srpska, Zeljka Cvijanoviq.

Ndërkohë që ndërhyrja e NATO e 23 viteve më parë në Serbi, u përkujtua me protesta edhe nga serbët e Malit të Zi.

“Pikërisht 23 vjet më parë, një sulm brutal, i tmerrshëm, kriminal, çnjerëzor u bë ndaj një vendi të vogël, i cili vështirë se i bëri keq dikujt. Nuk rrezikonte territorin e një vendi tjetër, atij vendi të vogël, dhe atij kombi të madh që donin të ishin vetëm 19 prej tyre, as më pak e as më shumë, treguan gjithë guximin e tyre mbi një popull të vogël lirie të pakorruptuar.

Dhe atyre nuk u mjaftoi ajo që na bënë vite më parë, por përdorën makineritë e tyre për të vrarë shpirtin dhe zemrën e atij populli të pakorruptuar dhe populli ynë nuk e dinte se çfarë ndodhi me ne. Duke mos besuar se është e mundur që dikush të sulmohet brutalisht kështu. Imagjinoni të sulmoheni nga 19 “heronj”.

Dhe ata thonë se mbrojtën paqen dhe se mbrojtën botën. Për të mos marrë zgjidhje nga OKB-ja, batakçinjtë e rrahën njërin, dhe kur ai ra dhe kur i binin fëmijët e tij që qanin përtokë, vazhduan. A doni që ne të kërkojmë falje që na rrahën dhe rrahën fëmijët tanë? Nuk do të gjunjëzohemi dhe nuk do të lutemi? Nuk do ta harrojmë kurrë atë që na keni bërë”, tha Vuçiç.

Please follow and like us: