BE-SHBA, marrëveshje për gazin e lëngshëm
Këtë vit, Bashkimi Evropian do të furnizohet me të paktën 15 miliardë metra kub gaz të lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për të hequr dorë nga importet e gazit rus, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Duke folur së bashku me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Bruksel, Von der Leyen tha se blloku do të rrisë importet e LNG-së amerikane në 50 miliardë metra kub në vit për një afat kohe të gjatë.
Sipas komisionit, kjo do të zëvendësonte afërsisht një të tretën e importeve vjetore të gazit të BE-së nga Rusia.
Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e tij të dytë, BE-ja ka rritur presionin për të reduktuar varësinë e saj nga karburantet fosile ruse.