Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte shqiptari, Mehmet Aliu i Misirit?

Mehmet Aliu i Misirit ishte kryeqeveritar i Egjiptit (Misirit) për 45 vjet nga më 1804 në 1849, me kombësi shqiptare.

Porta e Lartë e dërgoi në Egjipt fillimisht (me trupa shqiptarësh) për të luftuar kundër Napoleon Bonapartit.

Pas mposhtjes së ushtrisë franceze ai mori pushtetin dhe u njoh prej qeverisë osmane si mëkëmbës i sulltanit.

Njihet si themelues i shtetit modern egjiptian.

Më 1839 u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe rrezikoi drejtpërdrejt Stambollin.

Mbi bazën e interesave të përbashkëta, u lidh edhe me krerët e lëvizjes antiosmane në Shqipëri dhe i përkrahu ata

Please follow and like us: