Altin Kajtazi: GDHENDJE MË MJESHTRI E POEZISË LIRIKE
Të dish të gdhendësh me mjeshtri poezinë është një aftësi e lindur, kështu që është parë e nevojshme ta shoh (lexojë) atë mjeshtri të poetit lirik, Arif Bozaxhi. Libri “Kambanat e diellit”, në fakt është botë e imazhesh reale që nxjerr tingujt e shpirtit të vetë autorit Arif Bozaxhi. Por duke u kthyer pak pas, poezia e Arifit është e dobishme si për vetë autorin që e frymëzon si frymë e jetës, po ashtu edhe për ne që e lexojmë vargun e tij mjaft të frytshëm stilizues dhe emocional.
Gjuha e poetit është universale, fillon më dhembjen e fatit të popullit të tij që kishte të bënte me një zgjedhje të vetdijshme për rrugën e nisur e cila ishte e pandërprerë por e bardhë në fund që solli lirinë e profetizuar kaherë në vargjet e poetit.
Zarfi
kur në sytë e zogjve
korbat shuanin etjen,
një fëmijë nga Prekazi,
deshi t’ia dërgojë
një letër diellit…!
asnjë zarf nuk ia zuri
letrën e përgjakur.
Vargjet e Arifi Bozaxhi duhen lexuar gjerësisht, ato s’përmbyllen asnjëherë dhe kanë realitet dhe i referohen universales pra ‘ligjërimit bashkëkohor’, e vetmja rrugë që kap transedencën.
Rileximi i shpeshtë i këtyre vargjeve, ne i lexojmë fjalët e formuara aq mirë estetikisht sa pothuajse na shfaqen gjatë ne kujtesën tonë.
Poezia e Arif Bozaxhi është stilistike, shprehet në të gjitha format (me rrahje emocionesh), ku vajton ndarjen nga kjo botë e të birit me forcën e artit të vërtetë, nëpërmjet figuracionit origjinal të ndjeshmërisë së fortë duke shpërthyer ato në vargje lirike.
Këpucët e tij
të kujt janë
këto këpucë
që tërë natën e lume
qajnë në pragun e shtëpisë
po këta krushq mërgimtarë
diellin e kujt
janë duke varrosur
në sytë e zogjve…
Ribotimi i librit “Kambanat e diellit”, shihet se u kërkua edhe më gjerë, por duke ruajtur një sy për të bukurën dhe të përjetshmen të vargut në forma të llojllojshme ngjyrimesh të shprehura, por të matura mirë dhe të prekshmen, se vargu siç thoshin latinet lind nga revolta.
Duke i lexuar këto vargje ne ndjekim një zë të veçantë të poetit dhe gjithherë gjejmë hapësira krijuese tek ai. Poezia e Arifit përafron më së shumti atë që ai e arrin, domethënë, ‘shkrirja e imagjinatës’ dhe pikënisjes ku çan’ krijimin dhe ruan atë të papenguar në subjektivitetin universal duke ruajtur kaq thellë vlerën e qëndisur aq mirë dhe të përshtatshme për të gjithë.
Vargun e sodit, e ngriti aq lart sa ka shtrirje të gjerë motivore, ku thelbi i përbashkët i autorit me figuracionet e natyrës janë universale (hapi i tij ka lënë gjurmë të hershëm), ku poezia e Arifit në kontekst e shohim si diçka të veçantë më stil bashkëkohor që lexohet më një frymë.
Brezi im duhet të mallëngjehet nuk mund të ndahet kurrë nga diçka që quhet “përmbajtje”, ka heroizëm dhe më të vërtetë unë do e quaj “lirikë e ushqerë më paqe”.
Poeti dhe lexuesi mund të flasim më vargun, duke qenë formë e artit bashkëkohorë ku përbrenda ka gjallëri, lidhet me gjithçka tjetër, ose duke e parë e gjithë qenien e tij që mbetet “gjuhë e ngarkuar me kuptim të subjektivitetit”.
Askush nuk i sheh të gjitha fjalët që autori i shpreh përmes vargut, ato kanë koherencë, ndjesi, ritëm, gjithçka tjetër dhe e benë lexuesin të ndiejë një lidhje emocionale, dhe këtu mendojë unë është thelbi i poezisë së mirëfilltë.
Andaj, poezia e Arif Bozaxhi është avangarde, shpërthen si dritë më shumë finesë të ideve ku varg lirshëm interpretohet më një stil kulturore të shfaqur për të gjithë.