Odise Kote: DJERRISHTA
Djerrishta e bërë eshkë nuk i lypset më askujt,
Flakë marrin fjalët e gojës, sa të merret fryma.
Verdhëdhemë bari me gjethe të spërdredhur,
Aty – këtu zhapinjtë, nxjerrin kokën nga vrimat.
Zhapinj që nxjerrin kokën nga vrimat, përzhitur,
ikin, gjer poshtë guriçkës që bën hije – hyut.
Trungje sakatë, gjëmbaçë si mercenarët drobitur,
Rrafshinë pa asgjë, lodhin keqas Syrin e njeriut.
Ikën reja e zezë dinake me gallop të çmendur,
shiun derdh’ nxitimthi, ajte në botën prej letre.
Ngrihen vrungullim një tufë gabash kapriçoze,
Sa herë që shpërthejnë fishekzjarre feste.
Djerrishta e bërë eshkë nuk i lypset më askujt,
Pleqërishtë, thela – thela, rrokullisur gjer në fund.
Please follow and like us: