Roman që zhvesh lakuriq udhëtarët me mision rus, serb, grek dhe neo-osman
Fadil Kajtazi
Faleminderit Ibrahim Kadriut për këtë roman historik. Autori vazhdon të mbetet i veçantë në letërsinë tonë. Aktual me temat dhe stil të rrëfimit. Romani “Misioni rus” një letërsi historike, është tema më aktuale e cila lexuesit të vëmendshëm i zhvesh lakuriq personazhet e sotme përmes rrëfimit të personazheve nga e kaluara jonë historike e ditëve të vështira.
Patriotët dhe tradhtarët udhëtojnë të njëjtës rrugë, njëra palë për të mbërritur në destinacion, kurse pala tjetër për të ngadalësuar ecjen ose për ta ndërruar destinacionin. Dhe ky “art” është vështirë për të kuptuar se cili nga udhëtarët është i vërteti. Ky roman duke trajtuar një ngjarje historike të rrugës së shqiptarëve për pavarësi, heq mjegullën me të cilën armiqtë tanë shekullore mbulonin rrugën drejt lirisë.
Natyrisht që “mjegulla” mbulonte edhe personazhet, pamjen e qartë të rrugës dhe të identifikimit të udhëtarëve, pra patriotëve dhe tradhtarëve. Mjegulla që sot po mbulon rrugën drejt lirisë se popullit tonë prapë është duke u krijuar nga të njëjtat çarqe antishqiptare (ruse, serbe, neo osmane dhe greke). Ky roman përmes rrëfimit historik ndriçon rrugën e ecjes tonë dhe zhvesh lakuriq udhëtarët me mision rus, serb, grek dhe neo osman. /ZERI, 11 nenetor 2016/