Ilir Levonja: Një maloke më pak
Në Shqipërinë tonë bullizmi është kulturë shekujsh. Mund ta keni vënë re kudo edhe për prirjet politike. Hiqeni këtë nga puna se është komunist, se është demokrat, apo hiqeni se është socialistë i thekur etj. Kjo ka krijuar atë botën noprane ku sado profesionalizmit, sado intelektualizmit a kulturës, ne jemi mundur nga preferencat politike. Për ta qartësuar këtë botë vini re sot se nga kjo gjindje bulliste nuk ka asnjë ndjesë a tërheqe veshi publike nga bota e majtë. Dhe ajo që është më paradoksalja, kjo shefja e madhe që ka alergji nga maloket vjen nga e ajo klasë sociale që ka përfituar nga ata (malokët), më shumë se kushdo tjetër. Këta janë kategoria e ishave, që sot kanë alergji nga prejardhja e shefave të tyre. Vjen nga klasifikimi ish Berishët. Vini re se sot kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës janë ish Berishët. Kanë marrë poste të rëndësishme, kanë marrë objekte, tendera, miliona, rryshfete si ndërmjetës, kanë qënë taksidarë publik ndërmjetësues etj., në emër të Sali Berishës. Sot i keni aty si syri, veshi, dora dhe ligji i Edi Ramës. Këta janë ajo shtresa noprane që të gjitha çfarë kanë, i kanë nga bythëlëpirja ndaj gjënden gjithmonë pranë njëshave. Eshtë ajo racë noprane që thotë se je i mirë vetëm kur më bën ndere mua. Kur më lë dorë të lirë të bëj çfarë të dua unë me robtë etj. Dhe ju prisni reformë në drejtësi. Eshtë juriste e lartë tjetra dhe shkruan mesazhe vulgare si, një maloke më pak. Duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë por nuk e bën. Madje do jetë duke komunikuar me kanalet politike për të shpikur një skandal paralel publik që të harrohet skandali i saj. Nuk e di përse jemi kaq të prirur pas bullizmit por po e coptojmë atë pak Shqipëri aq sot fyerjet më të madha janë poronomet lalucë, malok, kosovar, çam, grek muti, muslimanë të trashë, kaurrë të poshtër, katolik të pabesë etj. Për më keq akoma, konceptet gjeografike ku Shkodra a Tropoja konsiderohen si veriu i malokëve etj. Ca më sipër tyre ka akoma Shqipëri, e veriu i bie në Luginën e Preshevesë. Mirëpo, nënën ku e kemi na e lërojnë të huajt, kurse ne vet, vetes tonë, me nënë e babë ku i kemi. Dhe për më keq akoma nuk vëmë mend as nga konfliktet në rajon për të kuptuar se sa të varur jemi edhe pse sot jemi dy shtete. Ju prisni që këta të rinj, këto rioshe të bëjnë reformën në drejtësi që më në fund edhe Shipëria të ketë institucione të forta që ballancojnë pushtetin, ja çfarë del. Që përzgjidhen kandidatë po ashtu, je me ne apo jo. Eshtë i yni apo nuk është i yni. Je tironcë apo jo? Je kundërshtar i Berishës apo jo? Je maloke apo myzeqare? Kaurre apo myslimane? Vari hejbet aftësive profesionale dhe përkushtimit ndaj ligjit.