Albspirit

Media/News/Publishing

Media investigative ruse, Proekt: Putini ka kancer në tiroide

Presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një kancer në tiroide. Kështu është shprehur një shkrim i publikuar nga një media investigative ruse, Proekt.

 Media e drejtuar dhe themeluar nga Roman Badanin në 2001, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, në një artikull mbi presidentin Putin ngelet gjatë tek shëndeti i tij, duke zbuluar listën e gjatë të mjekëve që rrethojnë presidentin.

Informacionet mbi shëndetin e tij kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara, që në fillimin e karrierës së tij politike, por sipas Proekt kohët e fundit grupit të mjekëve si është shtuar një kirurg i njohur i kancerit në tiroide, që sipas medias në fjalë e ka vizituar disa herë.

Nuk është hera e parë që flitet për një sëmundje serioze të Putin, veçanërisht pas vendimit të tij, i papritur edhe nga rrethi i tij më i ngushtë ndaj Ukrainës.

Por serioziteti i një media si Proekt detyroi për herë të parë Kremlinin të përgjigjet zyrtarisht. Ishte vetë zëdhënësi i tij, Dmytry Pescov, që përgënjeshtroi lajmin duke e cilësuar si të pavërtetë.

Please follow and like us: